Financimi i BB per klimen arrin nivel rekord, 42.6 mld dollare ne 2024
Banka Botërore njoftoi se ofroi një nivel rekord 42.6 miliardë dollarë për financimin e projekteve për klimën gjatë vitit fiskal 2024.
Një rritje prej 10%, mbi 38.6 miliardë dollarë nga viti i kaluar dhe afër objektivit të organizatës për 45% të financimit total dedikuar për projektet e klimës.
Rritja prej 4 miliardë dollarësh në financim gjatë vitit fiskal, që përfundoi më 30 qershor, tregon përparim drejt objektivave të bankës, por është shumë më pak se triliona dollarë burime shtesë, të nevojshme çdo vit për të financuar tranzicionin në energji të pastër në vendet në zhvillim.
Presidenti i Bankës Botërore Ajay Banga, ka rritur levën e bilancit dhe ka marrë masa të tjera të mjaftueshmërisë së kapitalit, për të arritur një kapacitet vjetor prej 10 deri në 12 miliardë dollarë shtesë në huadhënie gjatë 10 viteve,
për të ndihmuar në trajtimin e ndryshimeve klimatike dhe krizave të tjera globale, duke përfshirë pandemitë, misionit të përhershëm të bankës për të luftuar varfërinë dhe nxitur zhvillim.
Në dhjetor banka u zotua të ndajë 45% të totalit të kredisë së saj për vitin fiskal 2025, i cili filloi më 1 korrik, për të mbështetur përshtatjen dhe zbutjen e klimës.
Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, dega kryesore e huadhënies për vendet me të ardhura të mesme, dhe Shoqata Ndërkombëtare e Zhvillimit, e cila u shërben vendeve më të varfra,
së bashku dhanë 31 miliardë dollarë në financimin e projekteve për klimën, nga të cilat 10.3 miliardë dollarë mbështetën në mënyrë specifike investimet në përshtatje dhe elasticitet.
International Finance Corp, dega e huadhënies së sektorit privat, siguroi 9.1 miliardë dollarë financim afatgjatë për klimën.
Agjencia e Garancisë Shumëpalëshe të Investimeve, dega e sigurimit të rrezikut politik dhe zgjerimit të kredisë së bankës, dha 2.5 miliardë dollarë në financimin e klimës për vitin fiskal 2024. /Reuters