Secondary Adv

Shtohen kredite per shtepi, BSH: Rritje me 13 per qind ne 6 muajt e pare

Shqiptarët po blejnë gjithmonë e më shumë banesa me kredi.

 

Gjatë pjesës së parë të këtij viti rezulton se kërkesa për blerje apartamentesh ka qenë më e lartë se një vit më parë.Në raportin e Bankës së Shqipërisë për Stabilitetin financiar theksohet se sektori bankar ka vijuar të mbështesë me financim blerjen e pasurive të paluajtshme rezidenciale nga individët.

 

Në periudhën janar-qershor rezulton se kredia për këtë segment shënoi vlerën 180 miliardë lekë, duke u rritur me 13% krahasuar me një vit më parë.

 

Aprovimi i huave ka qenë më i lartë edhe pse bankat edhe pse ka pasur një shtërngim të kritereve si në normën e interesit po ashtu edhe në kërkesën për kolateral. Cilësia e kredisë së marrë për këtë qëllim mbetet e mirë, dhe raporti i kredive me probleme u ul në 1.7%, nga 2.2% një vit më pare.

 

Po ashtu edhe bizneset kanë marrë më tëpër hua për të blerë pasuri të paluajtshme. Stoku i kredisë për pasuri të paluajtshme dhënë biznesit arriti në 170 miliardë lekë në fund të periudhës janar-qershor, duke u rritur me 10% krahasuar me fundin e vitit të kaluar.

 

Në ndryshim nga kredia për sektorin e individëve, 66% e së cilës përbëhet nga kredia në Lek, rreth 60% e kredisë së marrë nga bizneset për blerjen e pasurive të paluajtshme përfaqësohet nga kredia në monedhë të huaj.

 

Ndërkohë që agjentët raportojnë se ka rënë numri i pronave të pashitura. Gjithashtu, lejet e ndërtimit të shprehura tregojnë një rënie të sipërfaqeve të reja të ndërtimit./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat