Rreth 1.6 mln euro per permiresimin e sistemit TIMS, 5 qellimet e kontrates
Sistemi TIMS që shërben për kontrollin e kalimeve kufitare dhe përdoret nga Policia e Shtetit pritet që t’i nënshtrohet përmirësimeve në funksion të plotësimit të disa aspekteve teknologjike që sot nuk i ka.
Një procedurë e zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit me një fond limit 157 milionë lekë apo rreth 1.6 milionë euro ka në thelb pikërisht këtë sistem.
Në dokumentet që shoqërojnë procedurën pranohet se sistemi shfaq disa problematika të grupuara në gjashtë kategori të tilla si:
Teknologjia e vjetër: Teknologjia e vjetër është e ndjeshme ndaj kohës, duke e bërë raportimin dhe monitorimin e kalimit të kufirit më të vështirë dhe më të ngadaltë.
Mungesa e Përditësimit: Sistemi TIMS nuk ka aplikuar përditësimet e fundit te teknologjisë dhe sigurisë, duke ndikuar ne rritjen e nivelit te riskut lidhur me sigurinë.
Papërputhshmëri me Rregulloret Aktuale: Rregullore të reja dhe ndryshime ligjore kane ndikuar në papërputhshmërinë e sistemit me kërkesat dhe standardet e tanishme, si rezultat i pamundësisë teknike për përditësime të sistemit për shkak të teknologjisë së vjetër.
Siguria: Sistemet e vjetra mund të kenë mungesë të sigurisë dhe janë të cenushme nga sulmet e kibernetike, duke rrezikuar integritetin dhe të dhënat e informacionit të kalimit të kufirit.
Efikasiteti dhe Shpejtësia: Për shkak të mungesës së automatizimit dhe integrimit te pajisjeve te reja, proceset e kontrollit kufitar të jenë të ngadalta dhe të mundimshme.
Përdorshmeria: Sistemi TIMS kategorizohet si një sistem i komplikuar për përdoruesit, duke krijuar nevojën për trajnime të zgjatura dhe vështirësi në përdorimin e tyre efikas.
Kontrata që pritet të nënshkruhet pas garës parashikon që nga ana e operatorit fitues përmes kontratës të arrihen disa qëllime ku së pari përmirësim i sistemit TIMS dhe të gjithë komunikimeve me palë të treta.
Së dyti përditësimi me teknologji të kohës vetëm për zhvillimin e shërbimit. Po kështu migrimi i të dhënave, trajnimi i përdoruesve dhe së fundmi mirëmbajtja e sistemit te përmirësuar.