Secondary Adv

Rruga Tirane-Elbasan, gati struktura me 37 persona per mirembajten

Rruga Tiranë-Elbasan që është kthyer në një epope që nga fillimi i ndërtimit e deri më tani shfrytëzohet pjesërisht.


Por ndërsa pjesa e lotit të parë kërkon ende fondet për ndërtim pjesa e hapur për trafikun po kërkon pjesën e saj të parave që shkojnë për mirëmbajten. Tuneli i Krrabës është loti i dytë i rrugës që po kërkon strukturë të posaçme që do të meret me menaxhimin për 12 muaj në vazhdim.Në një tender të hapur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar bëhet me dije se për një afat 12 mujor manaxhimit i është lënë një fond limit prej 98 milionë lekësh. Këto para në një pjesë të mirë do të shkojnë për të paguar rrogat e një strukture që do të quhet Menaxheri i Tunelit dhe që do të jetë autoriteti kontraktor që do të fitojë procedurën.


Pjesë e kësaj strukture do të jenë as më pak e as më shumë por 37 persona nga menaxheri primar i operimeve në tunel, tek menaxheri i mirmbajtjes së makinerive, teknikë, financiarë, asistencë, hidraulikë dhe shoferë. E ndërsa jepen detaje për mënyrën sesi do të operojë struktura e mirëmbajtes dokumenti i Autoritetit Rrugor tregon edhe atë se çfarë po ndodh aktualisht me projektin.Sipas ARRSH edhe në pjesën e përfunduar pra lotin e tretë që korrespondon nga Dalja e Tunelit të Krrabës deri në Elbasan po bëhen disa korrigjime për probleme të shfaqura të cilat janë brenda periudhës së garancisë.


Vetëm pak kohë më parë Ministria e Transporteve foli për nevojën për më shumë para për këtë porjekt në kushtet kur rrëshqitjet në Lotin e parë kanë rritur kostot. Edhe pse u lakua si një projekt ekonomik në fillimet e tij audostrada Tiranë-Elbasan është duke thyer rekorde të reja nga problemet që ka shfaqur dhe shfaq aktualisht.


Më të lexuarat