Secondary Adv

Nenstacion elektrik nentokesor ne Tirane, BERZH hap tenderin per ndertimin

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur tenderin për ndërtimin e nënstacionit të parë nëntokësor elektrik në Shqipëri.

 

Tenderi është hapur për llogari të Operatortit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, si pjesë e kredisë 70 mln euro të marrë disa vite më parë për reagimin ndaj krizës së shkaktur nga COVID-19.

 

Nënstacioni elektrike 110/20kV do të pozicionohet pranë sheshit Skënderbej, në Tiranë, ndërsa projekti parashikon përdorimin e teknologjisë me gaz për pajisjet që do të kryejnë kontrollin, mbrojtjen dhe izolimin e sistemeve të energjisë në këtë nënstacion.

 

Hapja e këtij tenderi vjen pas atij të zhvilluar më herët nga BERZH për ofrimin e asitencës teknike në lidhje me përgatitjen e dizajnit të detajuar, dokumentet dhe kërkesat e tenderit, mbështetjen e prokurimit, mbikëqyrjen e zbatimit të projektit, etj.

 

Kjo kontratë parashikonte që punimet të përfundojnë në mars të vitit 2026. Huaja prej 70 mln euro nga BERZH u mor në fillim të vitit 2022, teksa financimi përbënte detyrim të drejtpërdrejtë për OSHEE-në.

 

Gjithsesi, në rast të pamundësisë për të shlyer detyrimet nga kompani publike e shpërndarjes, detyrimet e kredisë do të duhet të paguhen nga buxheti i shtetit, mbështetur në marrëveshjen e garancisë./Burimi: Scan


Më të lexuarat