Te ardhurat ne buxhet, per 7 mujorin 19.3 miliard leke me shume se ne 2015
Ministria e Financave ka publikuar treguesit fiskale per periudhen 7 mujore. Nga te dhenat rezulton se të ardhurat totale janë realizuar në masën 232.1 miliardë lekë, me një realizim pothuajse të plotë në raport me planin e kësaj periudhe.
Të ardhurat nga “Tatime dhe Dogana” për 7 mujorin e vitit 2016 u realizuan në vlerën 201.7 miliard lekë, 19.3 miliard lekë më shumë se 7 mujori i vitit 2015 dhe 1.3 miliard lekë më shumë se plani.Ritmi i rritjes së të ardhurave është ngadalësuar disi. Për periudhën 7 mujore të ardhurat nga Tatimet dhe Doganat u rriten me 10.3 perqind nga 12 perqind qe ishte rritja per 6 mujorin.
Të dhënat tregojnë për rritje të të ardhurave nga akcizat, taksat doganore, tatim-fitimi, TVSH-ja, pavarësisht rimbursimeve që janë shtuar, tatimi mbi të ardhurat personale dhe taksat kombëtare.Me rënie paraqiten të ardhurat nga renta minerare, për shkak të rënies së çmimit të mineraleve në bursat ndërkombëtare.Përsa i përket shpenzimeve, ato mbeten në nivele relativisht të ulëta.Për periudhën 7 mujore, arritën në rreth 214.1 miliardë, me një realizim në masën 89%.Sipas Ministrisë së Financave, shpenzimet kapitale ose ndryshe investimet publike rezultojnë në masën 81%.