Secondary Adv

Tregu i sigurimeve rritet me 6.64 per qind, numri i kontratave shkon mbi 1 milione

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-gusht 2024 kapën vlerën 16.3 miliardë lekë, ose 6.64% më shumë se në janar-gusht 2023.

 

Gjatë periudhës janar-gusht 2024, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,051,878 me një rritje prej 8.32% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e jo-jetës, të cilat sollën 91.85 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e jetës kanë 8.11 % dhe risigurimi me 0.036 %.

 

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.93% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.07% të totalit të tregut.

 

Gjatë periudhës janar-gusht 2024, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën gati 5.6 miliardë lekë, ose 29.04% më shumë se në periudhën janar-gusht 2023.

 

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar-gusht 2024 kapën vlerën 4 miliardë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 29.83 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Burimi: Oranews.tv


Më të lexuarat