Secondary Adv

Aksioni kunder informalitetit, tatimet kontrollojne 6600 biznese

Që prej 1 gushtit, kur në terren nisi fushata e sensibilizimit për kuponin, tatimet kanë kontrolluar rreth 6600 biznese në të gjithë vendin.

 

Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Flobenc Dilaveri, shpjegon se janë konstatuar probleme të llojeve të ndryshme në 12-15 përqind të subjekteve të kontrolluara.Ai shpjegon se nuk janë vendosur gjoba, pasi qëllimi i kësaj nisme nuk është penalizimi i biznesit, por sensibilizimi i tij për funksionimin e kasës fiskale dhe lëshimin e kuponit tatimor.


Flobenc Dilaveri: Nuk kemi në këtë moment vendosje gjobash, pjesa më e madhe janë akte konstatimi, të cilat rast pas rasti do të kthehen në penalitet ose jo.Por mbi të gjitha nuk ka qenë ky qëllimi edhe sikur të gjithë problematikat që ne kemi konsatuar, pra 12-15 të rasteve që kemi konstatuar probleme të kthehen në gjoba do të thotë që 12% të punës që ne kemi kryer të kthehet në penalitete. Baza e kësaj pune ka qenë rritja e ndërgjegjësimit qoftë e subjekteve, qoftë e qytetarëve për domosdoshmërinë e lëshimit të kuponit tatimor. Jemi në dyfishim krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me numrin e kuponave të lëshuar dhe me rritje edhe të të xhiros së të njëjtës periudhë.


Numri dy i Tatimeve shpjegon se bizneset kanë reaguar pozitivisht ndaj fushatës  dhe janë sensibilizuar për nevojën e përdorimit të kasës fiskale dhe lëshimit të kuponit.
Flobenc Dilaveri: Situata është në monitorim të vazhdueshëm. Nëse për një 15 ditësh kemi bërë 6 mijë e ca kontrolle do të vazhdojmë me këto ritme. Nuk është se kemi një skedulim të asaj që tek ky subjekt dio të kthehemi pas dy javësh, mund të shkojmë të nesërmen, pas tre javësh të tjera, mund të mos shkojmë dhe fare. Por e rëndësishme është se ne po evidentojmë problematikat dhe pastaj do të dalim me vendime më specifike.


Por cilat janë bizneset që janë kontrolluar?
Flobenc Dilaveri: Kryesisht është biznesi i madh dhe i mesëm, por nuk është se e kemi ndarë. Jemi bazuar më shumë në lëvizje mbi bazë territori dhe gjeografike sesa biznes i madh apo i vogël.Fushata e sensibilizmit për kuponin do të vijojë deri në fund të gushtit.Krahas tatimorëve të terrenit në rrethe, në të janë angazhuar edhe strukturat e hetimit tatimor, të përqëndruara kryesisht në zonën e bregdetit.


Më të lexuarat