Bizneset duhet te deklarojne kontratat e qirase ose te pronesise deri ne 20 tetor
Administrata Tatimore i kujton tatimpaguesve që brenda 20 Tetorit duhet të deklarojnë në e-Filing informacionin mbi pronësinë ose kontratën e qirasë të vendit ku ushtrojnë aktivitetin ekonomik.
Tatimet paralajmërojnë se mosdeklarimi i adresës së ambientit të aktivitetit tuaj konsiderohet kundërvajtje administrative sipas ligjit.
Tatimet sqarojnë se për të përditësuar të dhënat, duhet të ndiqen hapat e mëposhtëm në llogarinë e subjekteve në e-Filing:
1. Klikoni në seksionin e-Filing Im.
2. Zgjidhni Profili Im.
3. Klikoni tek Detajet e Tatimpaguesit dhe pastaj tek Adresa.
4. Tek Adresa Kryesore, klikoni logon e shtëpizës.
5. Plotësoni të dhënat dhe ngarkoni dokumentin e pronësisë ose kontratën e qirasë.
Subjektet duhet të bëjnë kujdes pasi ky informacion është i detyrueshëm për çdo njësi biznesi (NIPT kryesor dhe sekondar).
Mosrespektimi i këtij afati sjell penalitete sipas Ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në RSH”, neni 23, pika 1 dhe Ligjit nr. 87/2019 “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”, sqarojnë tatimet.