Secondary Adv

Energjia diellore e prodhuar peson rritje ne 2024, arrin 6.1 per qind te totalit

Pesha e energjisë diellore që prodhohet në vend ka pësuar rritje gjatë 8-mujorit të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 

Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë përgjatë periudhës janar – gusht 2024, nga të gjithë impaintet fotovoltaike u gjeneruan rreth 334 mijë mWh energji apo 6.1% e sasisë të prodhuar nga të gjitha burimet gjeneruese që janë në prodhim.

 

Në raport me 8-mujorin e vitit të kaluar rritja mund të konsiderohet e konsiderueshme, duke qenë se vjet energjia diellore zinte gati 1% të nergjisë totale, me rreth 59 mijë mWh energji të prodhuar.

 

Rritja e shënuar këtë vit vjen nga shtimi i impianteve diellore që kanë hyrë në prodhim, ku peshën më të madhe e mban Centrali i Karavastasë, që ka prodhuar 59% të energjisë totale diellore. Gjithashtu, gjatë këtij viti kanë hyrë në prodhim dhe 2 centrale të pavarur, teksa sasia e prodhuar prej tyre përbën 15% të totalit.

 

Numri i centraleve që prodhojnë energji nga dielli nuk ndryshonte prej vitesh, pavarësisht interesit të lartë të investitorëve, të shprehur gjatë viteve të fundit. Ndërkohë që, rritja e peshës së energjisë diellore ka rëndësi të ndrejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë./Burimi: Scan


Më të lexuarat