Secondary Adv

Unaza e Madhe gati brenda vitit, ARRSH: Punimet ne stad te avancuar

Aksi kryesor i Unazës së Madhe të Tiranës parashikohet të hapet për qakullimin e automjeteve brenda këtij viti.

 

Përgjegjësi i Manaxhimit të Kontratave, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar Gëzim Noni thotë se aktualisht punimet janë në stad të avancuar.

 

“Aktualisht punohet për realizimin e angazhimeve të marra në lidhje me Unazën e Madhe të Tiranës, punimet e së cilës janë në një stad shumë të avancuar dhe ne i qëndrojmë angazhimit që kemi deklaruar publikisht që pretendojmë që brenda vitit 2024, aksi kryesor të jetë i hapur për përdoruesit e rrugës”, – u shpreh Noni.

 

Aktualisht po punohet në disa lote, ndërkohë që ecuria e punimeve në secilin prej tyre është e ndryshme.

 

“Realizimi i këtyre punimeve është në varësi të loteve. Është mbi 50% në rastin më të keq dhe mbi 90% në rastin më të mirë”, – bëri me dije Noni.

 

Për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës punohet në 7 lote të ndryshme, teksa në fazë më të avancuar është loti 2 me mbi 90% të punimeve.

 

Një nga lotet përfshin ndërtimin urave mbi lumin Tirana, ku aktualisht janë realizuar mbi 70% e punimeve.

 

Ndërkohë që, lotet 4, 5, 6 dhe 7 përfshijnë unazën e jashtme të Tiranës që fillon në afërsi të Shkozës dhe bashkohet me Segmentin Babrru – Kthesa Kamëz.

 

Sipas vëzhgimeve në terren në disa prej këtyre loteve po shkon drejt përfundimit hapja e gjurmës së rrugës./Burimi: Scan Tv


Më të lexuarat