Turqi-Shqiperi, sektoret ku do te fuqizohet bashkepunimi, firmosen 3 marreveshje
Shqipëria dhe Turqia do të fuqizojnë edhe më tej bashkëpunimin mes tyre.
Kjo, duke u fokusuar në rritjen e volumit të shkëmbimeve tregtare mes vendeve dhe në shfrytëzimin e potencialeve të reja që ofrojnë sektorë të ndryshëm në vend.
Gjatë konferencës së mbajtur së bashku, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, theksoi se synohet diversifikim i investimeve, duke u orientuar drejt inovacionit dhe nga ana tjetër më shumë bashkëpunim në fushën ushtarake.
“Vendosmëri për të zhvilluar këshillin tonë në fusha të ndryshme, konfirmuam vullnetin për të vazhduar bashkëpunimin tonë me 3 marrëveshjeve që nënshkruam në fushën e bujqësisë, arsimit dhe marrëdhënieve të publikut.
Ne vazhdojmë përpjekjet tona të përbashkëta për të rritur vëllimin tregtar në 2 miliardë, në fazën e parë, do diversifikojmë investimet për të përfshirë sektorë novatorë që ofrojnë avantazhe.
Do vazhdojmë bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë dhe do ofrojmë mbështetje për të përmbushur forcat e armatosura, në fushën e trajnimeve ushtarake”.
Ndërsa kryeministri Edi Rama theksoi se synimi është që shkëmbimet tregtare të arrijnë në nivelin e 2 miliardë eurove në fazën e parë dhe se ka më shumë potencial për bashkëpunim në fushën e turizmit.
Konfirmuam vendosmërinë për të forcuar karakterin strategik të këtij bashkëpunimi dhe mundëm të vlerësojmë zbatimin konkret të marrëveshjeve të bëra dhe potencialin e kësaj marrëdhënie.
Niveli i shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Turqisë nuk e përfaqëson potencialin, sa më shpejt duhet të arrijmë tavanin e 2 miliardë eurove per të çelur nje faze te dyte.
Me zhvillimin e turizmit ne vendin tone, numri i qytetareve turq qe kane vizituar Shqiperine gjate 8 muajve te pare te ktij viti eshte rritur me 85 per qind.
Duhet bere me shume per investime direkte ne sektorin e turizimit nga ana e Turqise. Marrëveshja për universitetin teknik të Stambollit në Tiranë.
Jemi në një etapë të re sa i takon marrëdhënies në aspektin ushtarak, ku ne kemi identifikuar konkretisht investime në këtë fushë.
Turqia i ka dhuruar Shqipërisë një numer të konsiderueshëm dronesh kamikaz, dhe nuk duhet të shqetësoheni se kë do godasë shqipëria, por nënkupton që shqipëria është e pagoditshme.
Qeveria e Turqisë dhe ajo Shqiptare firmosën tre marrëveshje, konkretisht në fushën e sigurimit në bujqësi, në arsim dhe në marrëdhëniet publike./Burimi: Scan Tv