Orban: Javen e ardhshme Shqiperia hap negociatat per grup kapitullin e pare me BE
Javën e ardhshme Shqipëria do të hapë negociatat për grup kapitullin e parë me Bashkimin Europian.
Lajmi u konfirmua nga Kryeministri I Hungarisë, Viktor Orban, gjatë një konference për mediat në Budapest me homologun e tij shqiptar, Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij kryeministri hungarez u ndal edhe në marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.
Kryeministri hungarez Viktor Orban ka vlerësuar Shqipërinë për ecurinë drejt BE-së. Në konferencën e përbashkët me Ramën në Budapest, Orban mendon se vendi ynë duhet të ishte tashmë anëtar i BE-së
'Shqipëria ka pritur shumë për këtë. Kam folur edhe në Strasburg. Ku ka më mirë që BE ti mirëpres vendet BP se kështu qarkullon më mirë gjaku.
Duhet të jetë pjesë e BE edhe tani, po fatkeqësisht po shohim pengesa politike dhe është e vështirë për ti kaluar. Mund t’ju them që kemi patur sukses pasi javën ardhshme do kemi konferencën ndër qeveritare ndërmes BE dhe Shqipërisë.
Dhe do hapet grup kapitulli i parë dhe përgëzoj kryeministrin Rama. Herën e fundit kur kemi patur diskutime të tilla ka qenë kur ne kemi qenë në presidencë dhe Kroacia u bë vend anëtar.
Hungaria kaq ndihmuar BE duke ofruar mbështetje financiare për vendet e BP. Nuk duhet të prisnin anëtarësimin për këtë gjë. Kemi diskutuar edhe bashkëpunimin dypalësh.
Në lidhje me marrëdhënien dypalëshe Shqipëria është vend jo vetëm miqësor por shumë i rëndësishëm për ne gjë shumë e madhe.
E shikojmë jo vetëm se firmat hungareze të jenë të suksesshme por të kenë sukses në Shqipëri. Kompanitë tona po ecin mirë në tregun e telekomunikacoinit.
Europa dhe Egjipti do lidhe me anën e një rrjeti telekomunikacionit. OTP ka fituat çmimin si banka më e mirë digjitale në Shqipëri. Do vijojmë marrëdhënien dypalëshe dhe do rrisim rolin tonë. Ju jam mirënjohës kryeministër.'/Burimi: Shqiptarja.com