Infrastruktura e qenderzuar e-Albania, AKSHI hap tenderin 7.1 mln euro
Të paktën 7.1 milionë euro parashikohet të shkojnë për infrastrukturën e qendërzuar të e-Albania.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit përmes një kontrate synon që të përmirësojë efiksitetin e sistemit aktual ku merren mbi 1250 shërbime elektronike.
Në një procedurë të çelur këtë të enjte nënvizohet se synimi i këtij projekti është të sigurojë një zgjidhje infrastrukture të bazuar në “Stack HCI” të përbëra nga komponentë hardware dhe software te cilat do te konfigurohen ne duke mundësuar një ambient modern Cloud Ready dhe të mund të shfrytëzohet ne mënyre moderne nëpërmjet krijimit të containers, në të cilat do të vendosen sistemit e ri-inxhinieruara me microservices.
Për qëllime të kompatibilitetit me sistemit dhe strukturat aktuale hostuese, kjo platforme duhet të ofrojë edhe mundësinë për të hostuar përkohësisht sistemet monolitike të bazuara ne makina virtuale, për aq kohe sa do të jetë e nevojshme që të behet migrimi i plote i sistemeve ne versionin e ri inxhinieruar te tyre”, thuhet në dokument.
Sipas AKSHI-t qëllimi(et) i kësaj kontrate është/janë si më poshtë:
Modernizimi: platforma HCI hybrid cloud duhet të mundësojë modernizimin e infrastrukturë hostuese te Platformës Qeveritare te Ndërveprimit, duke zëvendësuar sistemet e vjetra hardware me një zgjidhje moderne dhe më të shkallëzueshme
Shkallezueshmëria: duhet te mundësojë shkallëzimin e lehtë të burimeve kompjuterike dhe ruajtjes, duke siguruar që përshtatshmërinë me ndryshimin e ngarkesave të punës dhe kërkesave per shërbime nga qytetari dhe biznesi.
Rimëkëmbje e përmirësuar nga fatkeqësitë: Platforma duhet te ofroje aftësi të integruara të rikuperimit nga fatkeqësitë, duke siguruar që të dhënat të mbrohen dhe që shërbimet kritike te mund të restaurohen shpejt në rast fatkeqësie.
Analizim të detajuar të dhënave lidhur me shërbimet e ofruara, duke mundësuar monitorimin e granularizuar dhe identifikimin ne rrënjë të problematikave eventuale ne ofrimin e shërbimeve nga Platforma Qeveritare e Ndërveprimit.
Implementim të shpejtë, per vendosjen e shpejtë të shërbimeve dhe aplikacioneve të reja, duke mundësuar përgjigje sa më të shpejtë ndaj nevojave në ndryshim
Matja e konsumit te burimeve hardware dhe software, pjese e platformes HCI Hybrid Cloud, me qellim optimizimin e përdorimit te këtyre burimeve dhe permiresimin e vazhdueshem te tyre.