Secondary Adv

Izraeli konfirmon vrasjen e liderit te Hamas, mundesi per armepushim

Ministri i Jashtëm izraelit Katz, IDF dhe Shin Bet kanë konfirmuar se lideri i Hamasit, Yahya Sinwar u vra në një sulm të Forcave të Mbrojtjes izraelite në Rripin e Gazës. 

 

Deri më tani, të gjitha testet kanë treguar se lideri i Hamasit, Yahya Sinëar u vra në një sulm nga Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) në Gaza.

 

Sipas transmetuesit të Channel 13 , vrasja e Al-Sinwar ndodhi në zonën Tal Al-Sultan, në Rafah, në Rripin jugor të Gazës.

 

Ministri i Jashtëm izraelit Katz, IDF dhe Shin Bet kanë konfirmuar se lideri i Hamasit, Yahya Sinwar u vra në një sulm të Forcave të Mbrojtjes izraelite në Rripin e Gazës. Sipas transmetuesit Channel 13 , atentati ndodhi në zonën Tal Al-Sultan, në Rafah, në jug të Rripit të Gazës.

 

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka udhëzuar ushtrinë që të informojë familjet e pengjeve të mbajtura për më shumë se një vit në Gaza se nuk ka asnjë tregues se ndonjë prej tyre është plagosur.

 

"Terroristëve të Hamasit u them: liderët tuaj po ikin dhe do të eliminohen. Unë u drejtohem të gjithë atyre që mbajnë pengjet tona: kushdo që të lërë armët dhe të kthejë pengjet tanë, ne do t'i lejojmë ata të largohen dhe të jetojnë. Kushdo që dëmton pengje, do të ketë gjak në kokë dhe do të përgjigjet për këtë”.

 

Kështu deklaroi kryeministri Benjamin Netanyahu duke folur pas vrasjes së liderit të Hamasit, Yahya Sinwar.

 

Sipas mediave izraelite, xhaketa e veshur nga terroristi i vrarë nga IDF në Gaza, i cili besohet të jetë lideri i Hamasit, Yahya Sinwar, ishte mbushur me granata. I cili nuk ka shpërthyer pasi ai është goditur në kokë dhe jo në gjoks.

 

Më herët edhe një televizion saudit konfirmoi vdekjen e Sinwar pas një testi paraprak ADN-je të kryer në trupin e tij të vdekur./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat