Secondary Adv

606 ndertime pa leje ne te gjithe vendin, ndiqen penalisht 603 persona

 

Policia e Shtetit ben me dije se per periudhen 25 gusht – 14 shtator, në të gjithë vendin, janë evidentuar 606 raste të ndërtimeve abuzive, për të cilat janë proceduar penalisht 606 shtetas, autorë të këtyre ndërtimeve të paligjshme.

 

Ndertimet pa leje

 

Sipas policise për 41 shtetas, të cilët kryesisht janë konstatuar se kanë ndërtuar objekte pa leje në tokë publike, tokë shtetërore apo tokë të tjetrit, është marrë masa e arrestit në flagrancë. “Ndërkohë 550 shtetas të tjerë, autorë të ndërtimeve të paligjshme, janë proceduar e ndiqen në gjendje të lirë dhe 15 shtetas janë shpallur në kërkim”-njofton policia. Në çdo rast të konstatuar nga strukturat e Policisë së Shtetit janë kryerveprimet procedurale përkatëse, duke bërë dhe pezullimin e punimeve në objektin e ndërtuar në mënyrë abuzive.

 

Strukturat e Policisë së Shtetit, në zbatim të misionit, detyrave institucionale dhe prioriteteve të vendosura, kanë vijuar zbatimin e masave të posaçme të ndërmarra kundër krimit mjedisor dhe në mënyrë të veçantë ndërtimet pa leje. Në kuadër të këtyre masave, nga strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, janë evidentuar 603 raste të ndërtimeve abuzive, për të cilat janë proceduar penalisht 606 shtetas, autorë të këtyre ndërtimeve të paligjshme.

 

 

Zbatimi i masave do të vijojë me vendosmëri në të gjithë vendin, përmes kontrollit të territorit, si dhe bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin, me synim parandalimin e goditjen e krimit mjedisor dhe në mënyrë të veçantë ndërtimeve abuzive, si dhe përballjen me forcën e ligjit të të gjithë atyre personave që ushtrojnë një veprimtari të tillë kriminale. Në të njëjtën kohë, Qeveria i ka dhënë prioritet maksimal ecjes përpara me Programin Kombëtar për Rilindjen e Qyteteve i cili do tu jape qendrave komunitare një impuls të ri zhvillimi ekonomik e social.

 


Më të lexuarat