Secondary Adv

4.7 mln euro, lidhet kontrata per fillimin e punimeve ne rrugen Shiroke-Zogaj

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci informoi se u lidh kontrata me vlerë 4.7 milionë euro, për fillimin e punimeve në rrugën Shirokë-Zogaj dhe sistemin e ujërave të zeza për këto zona.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Beci shkruan se ky projekt do të zbatohet nga kompania ALB Star, e cila fitoi kontratën.

 

4.7 milionë euro, lidhet kontrata për fillimin e punimeve në rrugën Shirokë-Zogaj dhe sistemin e ujërave të zeza për këto zona.

 

Ky projekt do të zbatohet nga kompania ALB Star e cila fitoi kontratën 4.7 milionë euro.

 

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim është njoftuar për nënshkrimin e kontratës mes Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe kompanisë Alb Star e cila parashikon që punimët te perfundojnë me 2 tetor 2025.

 

Kjo ndërhyrje, është vijim i një sërë investimesh të mëdha që kanë përfshirë Shkodrën, ku ka nisur puna për hyrjen e qytetit, investimi 11 mln euro për segmentin nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallekut, si dhe transformimin e Zdrales", shkruan ai. 

 

Ky është një investim që do të lidh Shirokë- Zogaj me Malin e Zi./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat