Secondary Adv

Banka Qendrore ul per here te trete brenda vitit normat baze te interesit

Banka Qendrore Europiane uli në mbledhjen e fundit normat e interesit, për të tretën herë radhazi që nga qershori.

 

Sipas vendimit të fundit, norma kryesore e interesit ajo që BQE paguan për depozitat e bankave u ul në 3.25%.

 

Ndërhyrja sipas Bankës Qendrore Europiane është bërë bazuar mbi vlerësimin e përditësuar të inflacionit në Eurozonë dhe transmetimit të fuqisë së politikës monetare që institucioni ka ndjekur.

 

Sipas zyrtarëve të Bankës Europiane inflacioni që zbriti në shtator në 1.8% është në rrugën e duhur për të shkuar drejt objektivit.

 

Megjithatë, zyrtarët europianë presin që inflacioni t’I rikthehet trajektores rritëse për të prekur një normë në 2% në pjesën e mbetur të vitit të nxitur nga çmimet e shërbimeve veçanërisht.

 

Me lehtësimin e politikës monetare, Banka Europiane synon të mbështesë aktivitetin ekonomik të Eurozonës që është në stanjacion e po ashtu përmes kostove më të ulëta të huamarrjes të nxisë shpenzimet.

 

Për tremujorin e tretë të vitit ekonomistët presin që ekonomia e Eurozonës të ketë një rritje modeste me 0.2% ndërsa si raport vjetor Banka Qendrore Europiane parashikon një zgjerim me 0.8%. vlerësimet për ekonominë në vitin e ardhshëm janë ulur nga 1.4% në 1.3%.

 

Ndërkohë, Gjermania, ekonomia më e madhe e Eurozonës është thuajse në recesion. Ekonomia gjermane parashikohet të tkurret me 0.2% përgjatë këtij viti./abcnews.al


Më të lexuarat