Secondary Adv

Zbarkojne ne Ballkan 60 kompani italiane, prioritet do te jete Shqiperia

Sipërmarrje lombarde të vogla dhe të mesme, pjesë e Kompanisë së Veprave (Compagnia delle Opere), po e gjejnë interesant tregun ballkanik për investimet e tyre.

 

Janë në fakt pothuajse 60 kompani që po marrin pjesë në projektin për depërtimin komercial, të cilat po kërkojnë për partnerë në vendet e Ballkanit, me prioritet Shqipërinë.Kompanitë do të marrin pjesë në tri ekspozita të ndryshme në sektorët e  ushqimit, të modës dhe teknologjisë, pikërisht për të pasur mundësinë që të fillojnë për të shpërndarë produktet e tyre në një treg që përfshin katër vende me 15 milionë njerëz, në partneritet me autoritetet lokale, si Banka Union, Expo City Tiranë, Ente Fiera sh.a. dhe Grupi Panorama.


Mediat italiane shkruajnë se në këtë projekt nuk do të ketë largim të kapitalit njerëzor dhe as të kapitalit të financave, por eksport të teknologjisë dhe cilësisë së shërbimit, për të cilat kompanitë e vogla dhe të mesme në Lombardi janë të njohura dhe lidere në mbarë botën.Ka partnerë të shumtë prestigjiozë, të cilët janë bashkuar për të ndihmuar CDO dhe bizneset e saj në këtë mision të parë të madh në Ballkan. Fabio Verzeri, nënkryetar dhe anëtar i CDO dhe Massimiliano Nicolini, anëtar i CDO International, do të shoqërojnë grupin e parë të 60 kompanive, gjatë fillimit të aktiviteteve të tyre në territorin ballkanik, mbështetur nga institucione dhe organizata të lidhura ose të pranishme në tregun ballkanik.


Emrat e Komitetit Organizativ të Personaliteteve në Ballkan përfshijnë Ilir Nishanin, anëtar i familjes presidenciale dhe Edmond Lekën, kreu i Grupit Union (mbajtëse në pronësi e Union Bank dhe aktiviteteve të tjera), këshilltarët Ylli Sula (Faqet e verdha të Ballkanit) dhe Zhaklin Rira, CEO i Expo City.
Përfaqësimi i sipërmarrësve nga pala italiane i është besuar përveç Verzerit, edhe Umberto Daniele, i kompanisë kompjuterike “Gross Italia”, e listuar në bursën e Milanos me një qarkullim vjetor prej 1.5 miliardë eurosh.


Kompanitë takohen drejtpërdrejt në këtë organizim nëpërmjet formulës së përputhjes, nëse kompanitë lokale do të jenë të gatshme për të ndërmarrë një bashkëpunim të parë komercial, dhe pastaj në një datë të mëvonshme, sipas zhvillimeve, mund të ketë edhe një partneritet të vërtetë industrial. Parashikimet e Kompanisë së Veprave si rezultat i eksportit për vitin e ardhshëm në lidhje me këtë mision, flasin për një qarkullim minimal prej 20 milionë eurosh.
Iniciativa prezantohet së pari në takimin e Riminit, në Panairin e Riminit, ku do të marrin pjesë edhe Presidenti i Republikës në Itali, Sergio Mattarella, si dhe ministri i Ekonomisë dhe emra të njohur të industrisë në Itali.


Më të lexuarat