Secondary Adv

Auto Moto Park, tenderohet faza II e infrastruktures mbeshtetese, 1.37 mln euro

Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet të vijojë me fazën e dytë të ngritjes së infrastrukturës mbështetëse për projektin Auto-Moto Park në Elbasan.

 

Në sistemin e prokurimeve FSHZH njoftoi çeljen e një tjetër procedure me një fond limit prej 137 milionë lekë apo rreth 1.37 milionë euro.

 

Bëhet fjalë për kontratën që ka në objekt “Ngritja e infrastrukturës mbështetëse në funksion të kompleksit multi-funksional për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të motorizimit, Auto-Moto Park, në Bashkinë Elbasan Faza II: Ndërtimi i Tombinos në Funksion të Auto-Moto Park”.

 

Kontrata në fjalë do të jetë e fokusuar në ndërtimin e një strukture(tombino) që dërgon në lumin Shkumbin rrjedhjet ujore në zonës.

 

“Bazuar ne llogaritjet hidraulike si dhe në gjerësitë e rrugës dhe sheshit te “AUTOMOTO PARK” na rezulton që për të përcjelle prurjen prej 129.6 m3/s duhet të ndërtohet një tombino box me dy hapësira me përmasa: Gjerësi = 6 metra; Lartësi = 3 metra dhe Gjatësi 119metra” thuhet në dokument.

 

Më herët FSHZH prokuroi një tjetër kontratë që lidhet me projektin e Auto Moto Park dhe që kishte të bënte me disa rrugë që lehtësojnë aksesin si për komunitetet që jetojnë aty edhe në funksion të projektit.

 

Bëhej fjalë për katër segmente rrugorë për të cilat pati një ankimim në Komisionin e Prokurimit Publik por që ky i fundit vendosi në favor të FSHZH duke e lejuar që të vijohej me kontratat.

 

Projekti i Auto Moto Park

 

Në shkurt të vitit të shkuar Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor shpalli kompaninë fituese për projektin e Auto Moto Park. Projekti i austriakëve të “Test & Training International” ishte fituesi.

 

Më pas ky institucion do të hapte një procedurë për kryerjen e një studimi fizibiliteti mbi efektet ekonomike dhe qëndrueshmërinë e projektit.

 

DPSHTRR do të nënvizonte pak kohë pas shpalljes së fituesit mbi projektin elementët që do të kishte projekti.

 

“Struktura do të ketë në qendër Autodromin e parë të përmasave ndërkombëtare në Shqipëri, një pistë multidisiplinore e asfaltuar, me gjatësi rreth 3,800 metra.

 

Pista do të pajiset me të gjitha homologimet e nevojshme nga FIA dhe FIM, për të mirëpritur aktivitete garuese të nivelevetë ndryshme, qoftë ato gara lokale apo ndërkombëtare, në disiplina të larmishme, duke filluar nga Karting e de ri te disiplinat më të avancuara të automobilizmit e motoçiklizmit.

 

Pistë offroad për të zhvilluar, në mënyrë të kontrolluar, sportet motorike që ushtrohen jashtë rruge, si Motocross, Trial, Crosscar, Autocross, Rallycross, etj.

 

/Burimi: Monitor (https://monitor.al/auto-moto-park-tenderohet-faza-ii-e-infrastruktures-mbeshtetese-1-37-milione-euro/)


Më të lexuarat