Secondary Adv

Qeveria shqiptare deri ne 2020 duhet te investoje 123 milion euro ne sektorin hekurudhor

Qeveria shqiptare duhet të investojë rreth 123 milionë euro në sektorin hekurudhor deri në vitit 2020. Kjo vlerë është prezantuar në strategjinë e transportit të hartuar nga Ministria e Transportit dhe Bashkimi Europian, ku janë përcaktuar shtyllat kryesore mbi të cilat duhet ecur edhe si kusht për integrim.


Kështu sa i përket transportit hekurudhor, fillimisht kërkohet një reformë e thellë për të ngritur një treg të hapur me investitorë publik dhe privat, si formë më e shpejtë zhvillimi.Duhet theksuar se aktualisht investime në këtë sektor janë thuajse zerodhe nga një transport prioritar në vitet e mëparshme, tashmë është thuajse i papërdorshëm dhe trashëgon një infrastrukturë të degraduar ndër vite.


Ajo që theksohet gjithashtu në strategji është krijimi i një tregu të hapur me investitorë të ndryshëm, duke mos lejuar krijimin e monopolit. Gjithashtu përcaktohet si prioritet pozicionimi i Shqipërisë në tregun europian të hekurudhës si aktor kyç në korridorin e transportit të Europës Juglindore dhe Korridorin Hekurudhor të Mallrave.


Strategjia dhe plani i aksionit 2016-2020 jep një panoramë të qartë të sektorit të transportit dhe infrastrukturës, duke dhënë sugjerime se ku duhet të ndërhyhet dhe cilat vepra duhet të kenë prioritet. Por Ministria e Transportit nuk ka mjaftueshëm buxhet për investime të tilla, çka e bën të vështirë realizimin e kësaj strategjie./Scan


Më të lexuarat