Permbytjet ne Vlore, IMT nis prishjen e ndertimeve pa leje ne kanalin e ujerave te larta
IMT ka nisur aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në kanalin e ujërave të larta, një hap i ndërmarrë nga Bashkia e Vlorës pas përmbytjeve të 4 tetorit.
Kryetari i bashkisë, Ermal Dredha, theksoi se pas përmbytjes ka filluar evidentimi i të gjitha segmenteve ku ndodhen kanalizimet, dhe aty ku është abuzuar me ndërtime të paligjshme, do të ndërhyhet.
“Këtu jemi te kanali i ujërave të larta në qytetin e Vlorës dhe me këtë prishje shpresojmë të japim një mesazh të qartë për të gjithë ata që pengojnë mirëfunksionimin e këtij kanali. Masat konkrete që po marrim sot do të vazhdojnë edhe në vijim”, tha Dredha.
Aksioni është mbështetur edhe nga deleguari politik i qarkut, Bledi Çuçi, i cili deklaroi se masat e marra do të kontribuojnë në parandalimin e situatave të ngjashme në të ardhmen.
Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në kanalet e ujërave të larta në qytetin e Vlorës, i nisur nga Bashkia e Vlorës, do të vijojë në evidentimin e të gjitha ndërhyrjeve të paligjshme në zonë./Burimi: abcnews.al