Lufta kunder informalitetit, Blendi Gonxhe: 63 per qind e subjekteve ne shkelje
Kryeministri Edi Rama, Ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhja, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj po mbajnë një takim me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit.
Ministri Blendi Gonxhe tha se është evidentuar një rritje e tentativës për të shmangur dhe përfituar në mënyrë të padrejtë nga tregu që është në zhvillim e sipër.
"Nga inspektimet është vërtetuar se 63% e subjekteve në shkelje, me elementë të informalitetit gri si mosdeklarimi i pagës, mungesa e kontratës, moskalimi i pagës në sistemin bankar, përllogaritja e pagës, apo e turneve të dyta e të treta për punonjësit.
Punëmarrësit informal të identifikuar rezultojnë me rritje madje krahasuar me një vit më parë me 29%. 1984 punëmarrës informalë të futur në skemën e pagës formale gjatë procesit inspektues vetëm përmes masave të marra nga ky inspektoriat."/Burimi: Shqiptarja.com