Secondary Adv

Komisioni Evropian miraton planin e rritjes, 6 miliarde euro per Ballkanin Perendimor

Komisioni Evropian miratoi vendimin përfundimtar për zbatimin e pagesave në kuadër të planit të rritjes dhe reformave në Ballkanin perëndimor.

 

Në këtë mënyrë BE pritet të nisë pagesat e para nga paketa 6 miliardë euro për Shqipërinë, Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Pagesat siç njofton Komisioni Evropian në njoftimin zyrtar do të lëvrohen dy herë në vit deri në vitin 2027.

 

Paketa 6 miliardë euro do të jetë e ndarë. Nga totali i fondeve 2 miliardë do të mund të shpërndahen në formën e granteve ndërsa 4 miliardë do të mund të merren sipas projekteve dhe kërkesave nga shtetet në formën e kredive me kushte shumë të favorshme. Plani i rritjes pritet të shoqërohet me projekte sociale dhe ekonomike./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat