Secondary Adv

Tatimet: Shtyhet afati i dorezimit te te dhenave te pronesise dhe kontrates se qirase

Drejtoria e Tatimeve ka vendosur shtyrjen e afatit të dorëzimit të të dhënave të pronësisë dhe kontratës së qirasë për vendushtrimin e aktivitetit ekonomik në e-Filing deri më 20 nëntor 2024.

 

Administrata Tatimore bën gjithashtu me dije se gjatë këtyre ditëve do të vijojë punën për përmirësimin e modulit për ta bërë më të thjeshtë deklarimin për tatimpaguesit, ndërkohë që ata vetë do të duhet të përditësojnë informacionin e kërkuar, duke ndjekur 5 hapat si më poshtë vijon:

 

•     Klikoni në seksionin e-Filing Im

•     Klikoni Profili Im në listën e shfaqur

•     Në seksionin në të majtë, “Detajet e Tatimpaguesit”, klikoni tek Adresa

•     Në seksionin Adresa Kryesore që do të shfaqet klikoni në logon e shtëpizës

•     Në tabelën që shfaqet do të plotësoni të dhënat që kërkohen te “Detajet e objektit ku ushtrohet aktiviteti” dhe ngarkoni vërtetimin e pronësisë ose kontratën e qirasë

 

Për lehtësi, informacionin e detajuar për mënyrën dhe hapat që duhet të ndiqni e gjeni edhe në dokumentin “Manual i Plotësimit të Detajeve” (ilustruar si bashkëlidhur).

 

Depozitimi apo përditësimi i këtyre të dhënave, nga llogaria personale në e-Filing, duhet të plotësohet nga çdo tatimpagues, për adresën kryesore si dhe çdo adresë sekondare (nëse ka).

 

Ky informacion shërben për përllogaritjen e saktë të Tatimit në Burim si dhe për krijimin e mundësisë për parambushjen e Deklaratës së të ardhurave personale, për individët subjekt deklarimi.

 

Depozitimi i të dhënave si më lart përmendur bazohet në kërkesat e Ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në RSH” i ndryshuar, neni 23, pika 1, njoftuan tatimet.

 

Burimi: Monitor https://monitor.al/tatimet-shtyhet-afati-i-dorezimit-te-te-dhenave-te-pronesise-dhe-kontrates-se-qirase/


Më të lexuarat