Secondary Adv

Ndryshojne rregullat, emigrantet detyrim pajisjen vetem me nje dokument identifikimi

Nga sot, shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do kenë mundësinë të aplikojnë për Letërnjoftim Elektronik, ose për Pasaportë Biometrike, pa qenë e nevojshme të pajisen me të dy dokumentet.

 

Sipas Ministrisë së Brendshme, kjo nismë ka qëllim thjeshtimin e procedurave dhe lehtësimin e qytetarëve, që jetojnë e punojnë jashtë Shqipërisë.

 

Ndryshimi vjen edhe si përgjigje ndaj kërkesave të vazhdueshme të diasporës shqiptare, për të lehtësuar aksesin në dokumentet e nevojshme për ta, si dhe për të ulur kostot e përfshira në procesin e aplikimit.

 

Në njoftimin për mediat, Ministria e Brendshme, thekson se përmes kompanisë shtetërore IdentiTek SHA, mbetet e përkushtuar të vijojë përmirësimin e shërbimeve për të gjithë qytetarët shqiptarë, kudo që ndodhen, e të sigurojë akses të barabartë dhe të thjeshtë për të marrë dokumentet e nevojshme./Burimi: Scan


Më të lexuarat