Secondary Adv

Neser protesta e opozites, bllokohen akset kryesore dhe rrethrrotullimet

Policia e Tiranës është njoftuar nga Partia Demokratike për tubimin që do të mbahet të martën në orën 17:00 me bllokimin e disa akseve kyçe.

 

Në kryeqytet protestuesit do të bllokojnë mbikalimin e Kthesës së Kamzës, në hyrje të Tiranës.

 

Policia është njoftuar për 3 orë, por nuk dihet se sa do të vijoj qëndrimi i tyre. Në njoftimin e policisë nuk ka ndonjë skenar tjetër nëse do të qëndrojnë vetëm aty, apo do të lëvizin në pika të tjera. 

 

Udhëheqësit e PD-së në qarqe kanë marrë përsipër të organizojnë qytetarët në rang qarku për të organizuar atë që Berisha e quan 'mosbindje civile' përmes bllokimit të rrethorrullimeve kryesore në Shqipëri.

 

Bëhet fjalë për rrethrrotullimin tek Casa Italia, Milot, Shkozet, rrethrrotullimi i Rrogozhinës, Levanit dhe Bradasheshit, informon gazetarja  Danjela Maloku.

 

Në mbledhjen e thirrur sot në selinë e Partisë Demokratike nga Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka për drejtuesit Politik dhe kryetarët e degëve të vendit u vendos që mosbindja civile të zbresë në akset kryesore të Shqipërisë. 

 

Aksioni opozitar nuk do të ndalet. Në nië vend ku liritë dhe vlerat e demokracisë cënohen, rruga e vetme janë protestat dhe mos bindja civile. Të martën, më 29 tetor, ora 17:00, mosbindja civile do të zbresë në akset kryesore të vendit:

 

Segmenti “Casa Italia - Sheshi Shqiponja”

Rrethrrotullimi Milot

Rrethrrotullimi Shkozet

Rrethrrotullimi Bradashesh

Rrethrrotullimi Rrogozhinë

Rrethrrotullimi Levan" shkruan Gjekmarkaj. 

 

Data e protestës u njoftua dhe nga kryetari i PD-së, Sali Berishë në mbledhjen e kryesisë më 21 tetor, pak orë pas arrestimit të Ilir Metës, aleatit të tij në opozitë.  Berisha e quajti arrestimin e Ilir Metës rrëmbim politik, duke thënë se Rama nxorri banditë nme uniformë për të tërhequr zvarrë kreun e PL. 

 

Edhe Partia e Lirisë ka njoftuar se do të jetë e pranishme në këtë protestë për të ngritur zërin kundër arrestimit të liderit të saj. 

 

Kur ndodhemi vetëm pak muaj nga zgjedhjet parlamentare tashmë opozita ndodhet në një situatë të vështirë, me dy liderë në hetim nga SPAK për akuzën e korrupsionit.

 

E ndërsa Ilir Meta po hetohet nën masën e arrestit burg në qelitë e burgut 313, Berisha i marrë i pandehur pret nën masën e sigurisë 'arrest shtëpie' vendimin e GJKKO-së për dosjen e aferës Partizani.

 

Kjo e fundit do të vendosë nëse do e cojë dosjen për gjykim apo do e kthejë në SPAK, apo do e pushojë.

 

Protesta e parë e asaj që nga PD quhet 'mosbindje civile' ishte më 7 tetor. Zgjati 3 orë. U vu re një orvatje pa një itinerar të qartë, ku qëllimi kryesor ishte molotovi drejt institucioneve kryesore në Tiranë dhe thyerja e reklamave nëpër rrugët e kryeqytetit. /Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat