Secondary Adv

Pr.buxheti 2025 me vlere 8.2 mld euro, 16 mln euro per indeksimin e pensioneve

Buxheti i ardhshëm kap vlerën e afro 8.2 miliardë €, duke u bërë portofoli më i madh historik në vend.

 

Në 4 nëntor nis diskutimi i pr/ligjit  në komisione parlamentare.

 

Ministria e Financave ka bërë publike draftin e projektbuxhetit për vitin 2025. Buxheti i ardhshëm kap vlerën e afro 8.2 miliardë €, duke u bërë portofoli më i madh historik në vend, me një rritje me 510 mln euro në krahasim me vitin 2024.

 

Në 4 nëntor nis diskutimi i pr/ligjit  në komisione parlamentare.

 

Report Tv siguron draftin e Pr.buxhetit ku të ardhurat priten të jenë 7.5 mld €, shpenzimet, 8.2 mld €, deficiti 680 mln €.

 

Në draft parashikohet që Shqipëria të emetojë 650 milionë euro Eurobond.

 

-50 mln euro janë parashikuar për rindërtimin, 890 mln € do jetë buxheti i bashkive.

-16 mln € për indeksimin e pensioneve dhe 37 mln € për bonusin e fundvitit

-Investimet publike do të jenë në vlerë 6.1% e PBB-së, në fokus siguria, digjitalizimi, bujqësia dhe shëndetësia

 

Fondi i rindërtimit për përballimin e pasojave të tërmetit të vitit 2019 prej 5 000 milionë lekësh përdoret për të përballuar kostot për projektet e miratuara dhe të  pafinancuara të viteve të mëparshme dhe pjesa e mbetur për projekte të reja.

 

Ky fond shton kufijtë e shpenzimeve për çdo ministri dhe institucion në nivel programi dhe kufijtë e transfertës së pakushtëzuar, të miratuar në tabelat 1 dhe 3, të përmendura në nenet 11 dhe 15, të këtij ligji, thuhet në draft. /Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat