Secondary Adv

Permiresohen financat vendore, bashkite ulin borxhet e prapambetura

Bashkitë kanë përmirësuar mbledhjen e të ardhurave gjatë këtij viti.

 

Rezulton se një ndër zërat kryesore të ardhurave siç është taksa e pasurisë në periudhën janar-shtator ka arritur në 6 miliardë lekë.

 

Nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë shuma është rritur me mbi 30%. Ndërsa si 9 mujor është kapërcyer plani vjetor i mbledhjes së kësaj takse, ku në total parashikohej të arkëtoheshin 5.8 miliardë lekë.

 

Duket se ndikim në rritjen e të ardhurave nga ky zë i cili ka qenë problematik ka dhënë rritja e sipërfaqeve ndërtimore, zhvillimi që ka marrë ky sektor kryesisht në zonat bregdetare si dhe rritja e numrit të transaksioneve.

 

Ndërsa aktualisht qeveria po planifikon përgatitjen e kadastrës fiskale dhe zbatimin e taksimit bazuar në vlerën e tregut për ndërtesat duke filluar nga viti 2026.

 

Po ashtu përmirësim ka pasur edhe në mbledhejn e taksës locale nga bashkitë e cila në 9 muaj rezulton 24.8 miliardë ose 4% më shumë se një vit më parë. Ecuri të mirë pushteti vendor ka pasur edhe me shlyerjen e detyrimeve të prapambetura gjatë këtij viti.

 

Statistikat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se gjatë periudhës mars-qershor 2024 pushteti vendor ka arritur të ul detyrimet e prapambetura, në nivelin e 4.2 miliardë lekëve apo 42 milionë eurove.

 

Nëse bëjmë një krahasim me nivelin e borxhit të pushtetit vendor në mars të këtij viti rezulton se detyrimet janë ulur me të paktën 700 milionë lekë./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat