Secondary Adv

Ujesjellesit, 3.25 mln euro investim per 20 fshatra ne zonen e Shkodres

Ndërtimi i dy ujësjellësve të rinj në zonën e Shkodrës që parashikon furnizimin me ujë të 20 fshatrave dhe një qyteze pritet të zënë vend në vijim pas përfundimit të prokurimit dhe lidhjes së kontratës.

 

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Qarku Shkodër SH.A parashikon dy investime me një fond limit 325 milionë lekë apo 3.25 milionë euro që përfshin dy kontrata.

 

E para “Ndërtim i Ujësjellësit të Bajzës dhe fshatrat përreth, Loti i II Bashkia Malësia e Madhe” me një fond limit 110 milionë lekë dhe që pritet të furnizojë 18 fshatra dhe një qytezë.

 

“Qyteti i Bajzës ka një qendër të vogël të ndërtuar së fundmi dhe kryesisht është e asfaltuar. Shtrihet në një zonë fushore më shumë pak pjerrësi në drejtim të liqenit në perëndim të tij.

 

Projekti përfshin furnizimin me ujë edhe të fshatrave përreth të cilat shtrihen nga buza e liqenit deri në Kastrat.

 

Zona e projektit është mjaft e shtrirë por fakti që është një zonë fushore me pak ndryshim kuotash bën të mundur furnizimin me ujë të tyre me vetërrjedhje nga depot të cilat do të jenë në Bajze dhe Jeran.

 

Vetëm pjesa mbi Han te Hotit kërkon një zgjidhje me ngritje mekanike për shkak të kuotave të atyre zonave” thuhet në dokument

 

Fshatrat dhe lagjet që përfshihen në këtë projekt përveç qytetit të Bajzës janë: Jeran, Aliaj, Laçaj, Kasan, Rogom, Gashaj, Mokset, Ivanaj, Rranxeveshit, Vukpalaj, Vukpalaj, Bajzë, Lulashpepaj, Hani i Hotit, Dajç, Deçkaj, Kolçekaj, Hot, Grykë.

 

Kontrata e dytë parashikon në objekt të saj “Ndërtim i ujësjellësit Bardhaj, Bleran, Bashkia Shkodër me një fond limit 215 milionë lekë apo 2.15 milionë euro.

 

Sipas dokumenteve fshati Bardhaj dhe Bleran nuk kanë një ujësjellës për të furnizuar banoret me ujë te pijshëm. Mundësitë për tu furnizuar me ujësjellës me vetërrjedhje nuk janë të mundshme pasi zona përreth nuk ka burime uji në kodrat e këtyre fshatrave.

 

“Mundësia më e mirë për tu furnizuar me ujë është me pusshpime në breg të lumit Kir. Stacioni i pompimit do ndërtohet ne kuotën 30 m.

 

Ne zonën e stacionit te pompimit do ndërtohet një depo 75m3 që do shërbejë për grumbullimin e ujit te tre puseve njëri rezerve dhe dy të tjerët për furnizim të vazhdueshëm.

 

Nga depoja e grumbullimit uji do shkojë me dy linja dërgimi ne dy depot 150 m3 njëra në kodrat e fshatit Bardhaj sipër rezervuarit ne kuotën 106m dhe tjetra po 150m3 ne kodrat e fshatit Bleran ne kuotën 92ml.

 

Nga depo 150m3 e fshatit Bleran me një linjë dërgimi do dërgohet uji ne depon 20m3 që furnizon një pjese të vogël të fshatit Bleran, shumë e shkëputur nga fshati me rreth 40 familje.

 

Ndërtimi i këtij rrjeti ujësjellësi do të bënte të mundur zhvillimin e zonës duke ndikuar ndjeshëm në përmirësimin e cilësisë së jetesës si dhe të rritjes së prodhimeve blegtorale e bujqësore nga te cilat përftohen dhe të ardhurat e komunitetit” thuhet në dokument.

 

/Burimi: Monitor (https://monitor.al/ujesjellesit-3-25-milione-euro-investim-per-20-fshatra-ne-zonen-e-shkodres/)


Më të lexuarat