Kujdesi shendetesor, tender 192 mije euro per 150 mije teste Covid 19
Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shendetësor ka hapur një tender për blerjen e 150 mijë testeve të shpejta për zbulimin e Covid 19 për vitin 2025.
Fjala është për testet që e zbulojnë virusin brenda 30 minutave dhe që e shfaqin rezultatin në mënyrë vizuale me sy të lirë.
Sipas dokumenteve të tenderit të hapur për të gjithë operatorët që plotësojnë kritetret e nevojshme, përkundër shumës nëntëmbëdhjetë milion e dyqind e nëntëdhjetë mijë lekë pa TVSH, e barazvlefshme me 196 mijë euro do të duhet një furnizim ritmik për 12 muajt e vitit.
Operatorët ekonomikë do të duhet të paraqesin ofertat e tyre deri më 2 dhjetor dhe me pas do të vijohet me proceduart e tjera të tenderimit.
Kontrata bazë planifikohet në minikontrata me afat dymujor për lëvrimin e testeve që do të duhet të jenë të autorizuara për përdorim nga FDA dhe të jenë të regjistruar pranë Agjensisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.
Sipas specifikimeve sasia e mallit prej 25000 teste për dy muaj duhet të lëvrohet brenda 5 ditëve pas firmosjes së marrëveshjes me operatorin ekonomik.
Në Shqipëri, edhe pas viteve të pandemisë ka vijuar të zbatohet edhe një program kombëtar për vaksinimin kundër Covid 19, që është programi më i ri në zbatim dhe që shkon paralele me vaksinimi falas kundër gripit.
Ky ka qenë një rekomandim i OBSH, i cili kërkonte shndërrohet në vaksinë të përvitshme njësoj si vaksina ndaj gripit e cila injektohet çdo fillim sezoni. Kjo pasi edhe mjekët kishin vënë re se virusi COVID-19 mund ta shtonte qarkullimin sidomos në vjeshtë dhe dimër./Burimi: Scan