AKSHI, tender 222 mln leke per dixhitalizimin e sistemit mjedisor per AKM
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka hapur një tender për përmirësimin e sistemit të integruar mjedisor për Agjencinë Kombëtare të Mjedisit.
Qëllimi kryesor i Sistemit të Integruar Mjedisor për Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, me fond limit 222 milionë lekë, është të modernizojë e të optimizojë menaxhimin e të dhënave mjedisore dhe proceset operative brenda agjencisë, duke digjitalizuar të gjithë proceset e punës së institucionit që nga momenti i aplikimit.
Digjitalizimi i proceseve do të sjellë dhe gjenerime të sakta raportesh. Duke automatizuar aplikimet për leje mjedisore, si dhe duke siguruar një platformë të aksesueshme për publikun për transparencë dhe informacion.
Ky sistem nëpërmjet përdorimit të teknologjisë së avancuar synon të rrisë efikasitetin, njëkohësisht projekti ka për qëllim të mbështesë objektivat e qëndrueshmërisë mjedisore dhe të ndërtojë një sistem që është i përgjegjshëm ndaj nevojave të shoqërisë, të biznesit dhe të institucioneve qeveritare.
Sistemi që do të ndërtohet do të këtë një ndërfaqe ëeb, të lehtë në përdorim dhe pa probleme kur aksesohet nga shumë përdorues njëherësh, po kështu do të sigurojë akses të sigurtë për të gjithë përdoruesit e tij. /Burimi: Scan