Nga 15 nentori, ne treg monedhat e reja metalike me vlere 100 leke
Banka e Shqipërisë njoftoi sot se duke filluar nga 15 nëntori do të hidhen në qarkullim monedhat metalike me vlerë nominale 100 lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2023.
Me anë të një njoftimi për publikun rapoton se këto monedha metalike, do të kenë të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë me emetimin e fundit të kësaj prerjeje.
Ndryshimi nga emetimi i fundit qëndron tek viti i emetimit i shtypur në trupin e monedhës metalike, i cili në monedhat e reja do të jetë “2023” si dhe tek drejtshkrimi i fjalëve “Lekë”, “Mbretëresha” dhe “Shqipërisë”.
Nga 15 nëntori e në vazhdim këto monedha do të përdoren si mjet pagese paralelisht me të gjitha monedhat metalike ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, emetime të viteve të mëparshme.
Hedhja në qarkullim i monedhës kombëtare “lek” është detyrë ekskluzive e Bankës së Shqipërisë. Ajo përcakton format, peshat, masat, modelin dhe karakteristikat e tjera të kartëmonedhave dhe monedhave metalike shqiptare, me kurs ligjor brenda vendit./Burimi: Shqiptarja.com