Secondary Adv

Permiresimi i sistemit TIMS, shpallet fituesi i kontrates 1.5 mln euro, ja cfare parashikon

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpalli së fundmi fituesin e tenderit për përmirësimin e sistemit TIMS.

 

Kontrata në fjalë parashikon ndërhyrje në disa aspekte të cilat do të zbatohen nga kompania përkatëse që në këtë rast sipas njoftimit të AKSHI-t është Communication Progress e cila ka dhënë një ofertë 148 milionë lekë apo rreth 1.5 milionë euro.

 

Objekti i kontratës “Përmirësimi i sistemit TIMS dhe modulit të kontrollit kufitar- për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit” parashikon që këto ndërhyrje të kryhen brenda një periudhe 33 muaj.

 

Më herët në dokumentet e procedurës nënvizoheshin disa nga elementët se pse ndërhyrja në sistemin aktual të kontrollit të kalimit të kufirit është e rëndësishme. Së pari teknologjia e vjetër:

 

Teknologjia e vjetër është e ndjeshme ndaj kohës, duke e bërë raportimin dhe monitorimin e kalimit të kufirit më të vështirë dhe më të ngadaltë.

 

Së dyti mungesa e Përditësimit: Sistemi TIMS nuk ka aplikuar përditësimet e fundit te teknologjisë dhe sigurisë, duke ndikuar ne rritjen e nivelit te riskut lidhur me sigurinë.

 

Së treti papërputhshmëri me Rregulloret Aktuale: Rregullore të reja dhe ndryshime ligjore kane ndikuar në papërputhshmërinë e sistemit me kërkesat dhe standardet e tanishme, si rezultat i pamundësisë teknike për përditësime të sistemit për shkak të teknologjisë së vjetër.

 

Së katërti siguria: Sistemet e vjetra mund të kenë mungesë të sigurisë dhe janë të cenushme nga sulmet e kibernetike, duke rrezikuar integritetin dhe të dhënat e informacionit të kalimit të kufirit.

 

Së pesti efikasiteti dhe Shpejtësia: Për shkak të mungesës së automatizimit dhe integrimit te pajisjeve te reja, proceset e kontrollit kufitar të jenë të ngadalta dhe të mundimshme.

 

Së gjashti përdorshmeria: Sistemi TIMS kategorizohet si një sistem i komplikuar për përdoruesit, duke krijuar nevojën për trajnime të zgjatura dhe vështirësi në përdorimin e tyre efikas.

 

Kontrata parashikon që nga ana e operatorit fitues të arrihen disa qëllime ku së pari përmirësim i sistemit TIMS dhe të gjithë komunikimeve me palë të treta.

 

Së dyti përditësimi me teknologji të kohës vetëm për zhvillimin e shërbimit. Po kështu migrimi i të dhënave, trajnimi i përdoruesve dhe së fundmi mirëmbajtja e sistemit te përmirësuar.

 

Burimi: Monitor https://monitor.al/permiresimi-i-sistemit-tims-shpallet-fituesi-i-kontrates-1-5-milione-euro-ja-cfare-parashikon/ 


Më të lexuarat