Borxhlinjte e tatimeve, Bizneset debitore do te perfitojne nga amnistia fiskale
Shtohet ndjeshëm numri i bizneseve që nuk paguajnë taksat dhe tatimet.Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka përditësuar listën e subjekteve debitore me barrë siguruese dhe hipotekore nga ku rezulton se deri më 11 gusht, në të gjithë vendin janë 18159 biznese që kanë borxhe ndaj tatimeve.
Vetëm në 3 muajt e fundit, listës së borxhlinjve i janë shtuar dhe 1472 biznese, çka indirekt është tregues i vështirësive që po has sipërmarrja private.Një pjesë e subjekte që janë në listën e Tatimeve rezultojnë borxhlinj që prej vitit 2010, ndërsa të tjerë janë shtuar këtë vit. Rritja e numrit të bizneseve debitore mund të jetë e lidhur edhe me amnistinë fiskale, që qeveria do të konkretizojë në shtator, me qëllim përfitimin prej saj.Ministria e Financave parashikon të falë të gjitha detyrimet e krijuara para vitit 2011 dhe pas kësaj periudhe, nëse paguhet 70% e detyrimit dhe interesit, falet 30% e tij dhe gjobat.
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, në total borxhi që bizneset i kanë administratës fiskale llogaritet në 178 miliardë lekë, nga të cilat 40 miliardë lekë janë detyrimet e krijuara para vitit 2011, të cilat do të zerohen.Pjesa tjetër e shlyerjes së këtij borxhi do të varet nga numri i bizneseve që do të paguajnë pjesën dërrmuese të detyrimit dhe interesit për të përfituar 30% falje.o te perfitojne nga amnistia fiskale