Secondary Adv

Sejko: Ekonomia u rrit me 4 per qind ne gjysmen e pare te vitit, presim rritje te vazhdueshme

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një deklaratë për mediat tha se ekonomia e Shqipërisë është rritur gjatë gjysmës së parë të vitit me 4 përqind.

 

Ai tha se inflacioni gjithashtu është ulur me 2 përqind, për shkak të forcimit të lekut. Sipas Sejkos, pritet rritje e vazhdueshme dhe e qëndrueshme e financave.

 

“Ekonomia u rrit me 4 përqind gjatë pjesës së parë të vitit. Inflacioni ra me 2 përqind për shkak të forcimit të lekut. Presim rritje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme të ekonomisë.

 

Këshilli i Mbikëqyrjes uli me 0.25 përqind normën e interesit për lekun. Ne do përpiqemi të ruajmë stabilitetin e çmimeve në treg”, deklaroi Sejko./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat