Secondary Adv

1.29 mld leke per strehimin, buxheti parashikon subvencione per familjet ne nevoje

Qeveria synon të sigurojë deri në 2030, strehim të përballueshëm për rreth 35,0000 individë/familje që kanë aplikuar për strehim dhe që nuk përballojnë dot kostot e tregut të banesave.

 

Ky program përfshin subvencione dhe bonuse për familjet në nevojë. Në buxhetin për vitin e ardhshëm parashikohen 1.29 miliardë lekë të cilat do të financojnë pagesën e bonusit të qirasë për rreth 1,900 familje përfituese. Për këtë qëllim do të alokohet një fond prej 200 milionë lekësh.

 

Gjithashtu, do të subvencionohet qiraja për të shpronësuar 367 familje përfituese nga projekti Unaza Madhe Tiranë, me një kosto prej 40 milionë lekë.

 

Ndërkohë, skemat e investimeve për përmirësimin e kushteve të jetesës për gra dhe burra nga grupet sociale, parashikohen mesatarisht 348 familjeve përfituese në nevojë, me një kosto prej 348 milionë lekë.

 

Për grupet vulnerabël, gratë dhe vajzat e dhunuara apo familje një prindërore do të vijohet mbështetja me strehim social. Kostoja për strehimin social të 970 grave dhe vajzave të kategorisë së përcaktuar, sipas ligjit do të jetë 64 mln lekë, përllogaritur si përpjesë e dy produkteve kryesore të skemave./Burimi: Scan


Më të lexuarat