Secondary Adv

Inflacioni 1.9 per qind ne tetor, niveli me i ulet qe nga qershori 2021

Niveli i inflacionit u ul në 1.9 për qind në tetor, niveli më i ulët që nga qershori 2021 raportoi INSTAT.

 

Përbërësi kryesor i rritjes së përgjithshme të çmimeve ishin çmimet e ushqimeve. Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.

 

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Tetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,07 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,23 pikë përqindje.

 

Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,22 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,18 pikë përqindje, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,13 pikë përqindje,

 

çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,11 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,10 pikë përqindje secili,

 

çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,04 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” me +0,02 pikë përqindje secili dhe çmimet e grupit “Transporti” me -0,33 pikë përqindje.

 

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Tetor 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 5,0%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,6%, “Veshje dhe këpucë” me 3,5%,

 

“Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,1%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,9%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,9%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,8%,

 

“Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Shëndeti” me 1,2% secili, “Komunikimi” me 0,8%, “Shërbimi arsimor” me 0,7%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 5,3%.

 

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” patën një rritje me 8,3%, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 4,0%, “mish” me 3,9%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,2%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 1,8%, etj.

 

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Shtator 2024, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” dhe “Argëtim dhe kulturë” u rritën me 0,4% secili,

 

pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,3% secili, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,2%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”,

 

“Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1% secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 0,5%, pasuar nga grupi Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,2%./Burimi: Monitor https://monitor.al/inflacioni-1-9-ne-tetor-niveli-me-i-ulet-qe-nga-qershori-2021/


Më të lexuarat