Secondary Adv

Udhezimi i ri i doganave, interesi i kamatevonesave mbetet 6 per qind

Edhe pse Ministria e Financave ka lajmëruar një amnisti për kamatëvonesat e biznesit , Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka lëshuar ditët e fundit një udhëzim ku lajmëron se,  bizneset që nuk paguajnë në kohë detyrimet doganore dhe akumulojnë borxh ndaj institucionit taksambledhës do të paguajnë interes 6%  interes mbi shumën e  detyrimit, e njohur ndryshe se kamatëvonesa.


Drejtoria e Përgjithshme e Doganave kë sqaruar se nëse, detyrimi shlyhet brenda muajit atëherë interesi do të jetë 3.75 për qind. Përqindjet e interesit  mbeten të njëjta me ato të aplikuara në gjashtëmujorin e parë.Doganat ka azhurnuar interesat e reja të detyrimeve pas një udhëzimi që vetë institucioni muajin e kaluar ku ripërcaktohet procedura për shpalljen e debitorëve dhe grumbullimin e detyrimeve doganore.


Sipas udhëzimit të doganave baza mbi të cilën batohet kamatëvonesa janë detyrimet e papaguara ( borxhi doganor i importit/eksportit) dhe gjobat e aplikuara.
Llogaritja e kamatave  përcaktohet në bazë të normës mesatare të interesit për kredinë të përllogaritur nga Banka  e Shqipërisë. Për këtë qëllim Drejtoria e Borxhit në DPD, merre informacionin nga Banka e Shqipërisë dhe azhurnon të dhënat mbi aplikimin e kamatave dy herë në vit përkatësisht në korrik dhe në janar.


Zbatimi i kamatëvonesës mbi detyrimet e papaguara fillon nga momenti i njoftimit të debitorit për ekzekutimin e vendimit të shpalljes fajtor sipas procedurave të udhëzimit.Për rastet e lindjes së borxhit doganor për mallrat që janë futur në mënyrë të paligjshme apo nëpërmjet shmangies nga mbikëqyrja doganore, momenti i zbatimit të kamatëvonesës do të jetë çasti i futjes së mallit në mënyrë të paligjshme  apo shmangia nga mbikëqyrja doganore.


Për rastet e lindje së borxhit të akcizës për operacionet e parregulluara , momenti i zbatimit të kamatëvonesës do të jetë momenti në të cilin konstatohet lindja e detyrimit të akcizës që i korrespondon momentit kur është vërtetuar se produktet e akcizës janë prodhuar, blerë apo transportuar në mënyrë të parregullt ose janë hedhur për konsum në mënyrë të parregullt.


Më të lexuarat