Secondary Adv

Samiti boteror per klimen, nenshkruhet marreveshja mes KESH dhe Emirateve te Bashkuara

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara nënshkruajnë marrëveshje për krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit të energjisë.

 

Firmosja mes Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare KESH dhe gjigantit energjetik të Emirateve të Bashkuara, Masdar, që do investojë në Shqipëri dhe rajon.

 

Kryeministri Rama ndan videon e firmosjes dhe lajmin në Facebook.

 

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara nënshkruajnë marrëveshje për krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit të energjisë.

 

Në Baku, u hodh firma për marrëveshjen e krijimit të kompanisë së përbashkët publike, mes Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare KESH dhe gjigantit energjetik të Emirateve të Bashkuara, Masdar, që do investojë në Shqipëri dhe rajon.

 

Kjo marrëveshja u firmos sot (12 Nëntor) mes drejtuesve të të dy institucioneve respektive, me prezencën edhe të kryeministrit Edi Rama dhe ministres së linjës, njëkohësisht zv/kryeministres Belinda Balluku. Marrëveshja u nënshkrua në mjediset COP29.

 

“U nënshkrua në mjediset COP29, marrëveshja e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare(KESH) dhe gjigandit energjitik të Emirateve të Bashkuara, Masdar, për krijimin e kompanisë së përbashkët publike, që do të investojë në Shqipëri e në rajon”, thuhet në njoftimin e shkurtër në Facebook, në profilin e kryeministrit Edi Rama.

 

Ky moment është i shoqëruar edhe me pamjet e nënshkrimit. /Shqiptarja.com


Më të lexuarat