Secondary Adv

MT: Nga janari 2017 reduktohen 262 linja te transportit nderqytetes

Transporti ndërqytetës do të përfshihet në një reformë radikale që nga janari i vitit 2017. Bizneset e fushës duket se do të futen në tranzicion të thellë prej reduktimit te numrit të linjave dhe mjeteve të transportit.


Një udhëzim i ministrisë së Transportohet që do të jetësohet me 1 janar të vitit që vjen përcakton se numri i linjave të transportit ndërqytetës nga 588 që janë aktualisht do të reduktohet në 326 linja.Me rregullat e reja plot 262 interneare nuk do të funksionojnë më, teksa transporti ndërqytetës do të kryhet vetëm me autobusë.


Më herët Ministria e Transportit i ka lajmëruar operatorët aktuale që të bashkohen në shoqëri në mënyrë që të licencohen pa ju nënshtruar konkurrimit.
E domosdoshme është gjithashtu që shoqëritë që do të licencohen, të rinovojnë 20 % të flotës së tyre të autobusëve gjatë vitit të parë licencës, edhe gjatë 2017.Nga ana tjetër Bashkitë në të gjithë vendin duhet të përcaktojnë vendndodhjen e stacioneve për autobusët.Numrin më të madh të linjave do të ketë kryeqyteti me 44 të tilla, nga të cilat 34 janë vetëm në dispozicion të bashkisë së Tiranës.  i dyti vjen Elbasani me 38 linja nga të cilat bashkia e Elbasanit do të administrojë 17 linja që do të transportojnë pasagjerë drejt Tiranës dhe qyteteve të tjera.


Qarku i Fierit do të ketë 35 linja nga të cilat 15 janë në dispozicion të bashkisë së Fierit dhe 9 linja për bashkinë e Lushnjës dhe të tjerat ndahen për bashkinë e Divjakës dhe atë të Mallakastrës.Qarku i Durrësit do të ketë 30 linja nga të cilat 26 do të shërbejnë për bashkinë Durrës dhe 4 të tjera për bashkitë e Shijakut dhe Krujës.Numrin më të ulët të linjave  e ka qarku i Kukësit me vetëm 13 të tilla, ku bashkia Kukësit ka 7 linja, katër për Tropojën dhe dy për Hasin./Monitor


Më të lexuarat