Secondary Adv

Durresi se shpejti me nje tunel nentokesor per te zgjidhur problemin e trafikut

Trafiku në disa zona në qytetin e Durrësit, sidomos gjatë pikut të sezonit turistik, kthehet në një makth të vërtetë. Për ta lehtësuar këtë situatë duket se si zgjidhje është menduar një tunel nëntokësor.


Aktualisht detajet bëhen të ditura në procedurën e prokurimit të hapur për të zgjedhur konsulentin që do të kryejë edhe studimin e projektimin.Sipas openprocurement.al, në dokumentat e tenderit jepen edhe disa detaje mbi mënyrën sesi është konceptuar tuneli. “Ky tunel do te fillojë në "Rrugën e Dëshmorëve", në drejtim të kryqëzimit me Rrugën "Aleksandër Goga", poshtë muzeut të Dëshmorëve nën fabrikën e tullave dhe do të dalë në pjesën perëndimore të kodrës së Currilave.

Gjatësia e këtij tuneli parashikohet të jetë 1.2-1.4 km. Pika e nisjes së tij do të merret kryqezimi i rrugës “Kasem Durrësi” me Rrugën e Dëshmoreve nga ku do të fillojë rampa zbritëse për në tunel”,thuhet në detajet e bëra publike.Trafiku do të lehtësohet përgjatë hyrjes së Portit, vijimit për në plazhin e Currilave dhe Kallm. Konsulenca që do të përzgjidhet nga tenderi do të duhet të dorëzojë studimin brenda 30 ditësh.Fondi i vënë në dispozicion për këtë shërbim është 12 milionë e 500 mijë lekë të cilat do të përballohen nga buxheti i Bashkisë Durrës./Scan https://www.openprocurement.al/sq/tender/view/id/3475


Më të lexuarat