Secondary Adv

Digjitalizimi i arsimit, 27 mln euro për laboratorët inteligjentë Smart Labs

Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është të përmirësojë arsimin digjital në Shqipëri në të gjitha klasat e shkollave.

Këshilli i Ministrave ka propozuar projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, për financimin e projektit "laboratorët inteligjentë (smart labs) – digjitalizimi i sistemit arsimor shqiptar".

 

Ky projektligj ka për qëllim financimin e projektit "Laboratorët Inteligjentë” (Smart Labs) ", me qëllim akordimin e një huaje, në shumen 27 milionë euro, për projektin.

 

Gjithashtu, ky projekt bashkëfinancohet nga një grant WBIF, në shumën rreth 10 mln euro.

 

Ndërkohë, objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është të përmirësojë arsimin digjital në Shqipëri në të gjitha klasat e shkollave, nga shkollat fillore deri në ato të mesme (klasat nga 1 deri në 12)

 

Në relacionin e publikuar thuhet se zbatimi dhe implementimi i këtij programi është në përputhje me strategjinë ndërsektoriale “Agjenda Digjitale e Shqipërisë" dhe planit të veprimit 2022- 2026, specifikisht për "Edukimi digjital dhe Aftësitë Digjitale, transformimi i të mësuarit dhe mësimdhënies".

 

Kjo nismë gjithëpërfshirëse po revolucionarizon mënyrën se si teknologjia dhe kodimi mësohen në shkolla, duke përgatitur studentët me aftësi thelbësore për të ardhmen. Shkollat po pajisen me laboratorë inteligjentë për të stimuluar një mjedis mësimor interaktiv.

 

Faza III e projektit "Laboratorët Inteligjentë” (Smart Labs)- digjitalizimi i sistemit arsimor shqiptar" synon ta shtrijë këtë iniciative në 615 shkolla te vendit, duke siguruar përparim të vazhdueshëm në edukimin teknologjik.

 

Projekti do te zbatohet nga AKSHI deri në dhjetor të 2028. Ministria e Arsimit dhe Sportit do të jetë përgjegjëse për funksionalitetin e Smart Labs-eve, pas kryerjes së investimit. /Scan


Më të lexuarat