
Rama: Kamera në shkolla, po mendojmë ndalimin e plotë të Snapchat e TikTok
Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Rama u shpreh se garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia e përparësive.
Dy ditë pas vrasjes së 14 vjeçarit, Kryeministri Edi Rama hedh në diskutim publik dy propozime.
Vrasja e Martin Canit, nxënësit 14 vjeçar të shkollës 'Fan Noli' nga një bashkëmoshatar, nxënës i po kësaj shkolle, ka tronditur mbarë shoqërinë dhe jo vetëm, ndërkohë sa vjen dhe është në rritje shqetësimi për fenomenin e bullizimit në rrjete sociale.
Në këto kushte qeveria vendosi të hedhë në diskutim hapin që do të ndërmerret më pas.
Bëhet fjalë për dy propozime: Mbyllja në Shqipëri e Snap Chat apo Tik Tok apo vendosja e filtrave në këto dy rrjete sociale tepër të populluara mes adoleshentëve.
Dy propozimet do të hidhen për diskutim publik ku do të angazhohen shkollat dhe prindërit.
Dilema është nëse duhet të provojmë të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave kur në fakt nga të gjitha eksperiencat mësojmë s efektiviteti është ende shumë i ulët. Ndërkohë që stimujt dhunës dhe rastet e bullizmit online vetëm ritën.
Apo të ndërmarrim masë drastike për mbylljen plotë të TikTok apo Snapchat në Shqipëri.
Do e hedhim për diskutim me prindërit, ku do angazhohen gjitha shkollat, për të marrë një vendim demokratik për një problem kaq të madh por kompleks në përmbajtjen dhe zgjidhjen e vet' tha Rama në një deklaratë për median pas mbledhjes së qeverisë.
Rama solli si shembull dhe eksperiencën në shtete të tjera si Australi, Francë apo Spanjë.
Këto janë të vërteta të thjeshta më të cilat nuk është e vështirë të biem dakord si prindër apo qytetarë dëshmitarë të shoqërisë së kohës të botës së sotme, ku garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia e përparësive tona.
Shumë shtete po përpiqen filtra mbrojtës, por ende pa rezultat. Çdo prind është dëshmitar i faktit se presioni i tërheqjes së fëmijëve nga telefonët bëhet gjithnjë e më i përballueshëm edhe brenda mureve të shtëpisë.
Duke ndjekur hap pas hapi se çfarë bëjnë vendet e tjera, për ta ulur këtë presion. Janë ndërmarrë iniciativa të ngjashme që nga Australia ku po tentohet ndalimi i aksesit në rrjetet sociale të fëmijëve në moshën 16 vjeç.
Deri të Franca, apo Spanja ku fillimisht u vendos që fëmijët deri 14 vjeç të mos hapin llogari online dhe së fundmi ky kufi është rritur në 16 vjeç.
Rama kërkoi nga prindërit të marrin përgjegjësin brenda mureve të shtëpisë dhe shteti do garantojë sigurinë jashtë saj.
Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, është shprehur se qeveria shqiptare është duke punuar për ngritjen e një sistemi të ri dixhital për kontrollin e shkollave dhe klasave në vend me kamera inteligjente.
Rama u shpreh se po bashkëpunojnë me qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe se synohet që plani të jetë gati brenda 20 mujash.
Më tej, Rama shtoi se do të rishikohen edhe masat ndëshkuese nëse shkelet rregulli i ndalimit të telefonave në shkolla.
"Nga ana tjetër, siç e kam lajmëruar në fillim të vitit shkollor, kemi adresuar temën e sigurisë në shkollë.
Jemi duke punuar për një sistem të ri dixhital të kontrollit të shkollave dhe çdo klase me kamera inteligjente të rrugëve kombëtare dhe të qyteteve.
Po punojmë prej një viti me këtë projekt me Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ky sistem është realizuar me sukses në aspektin e rritjes së sigurisë në përgjithësi dhe me rezultate mbresëlënëse në rritjen e sigurisë dhe uljen e bullizmit në shkolla.
Kemi dakordësuar dhe volumin e financimit, dhe së shpejti, do ta prezantojmë publikisht dhe do të nisim punët për zbatimin që synojmë të përmbyllim plotësisht në 20 muaj ndërkohë që hap pas hapi fillojmë pajisjen me këtë sistem.
Prej vitesh kemi ndaluar hyrjen e celularëve nëpër shkolla, por është koha për të rishikuar sanksionet për shkeljen e këtij rregulli”, tha Rama. /Shqiptarja.com
Më të lexuarat








