Secondary Adv

Çmimet e reja të referencës, të ardhurat në bashkinë e Tiranës u rritën me 49 për qind

Për Bashkinë Tiranë, rritja nga taksat mbi pasurinë e paluajtshme rezulton me +49%.

Një nga taksat më të rëndësishme në të ardhurat e pushtetit vendor është ajo mbi pasuritë e paluajtshme, ku për shkak të çmimeve të pandryshuara të referencës në 60 bashki në vend, përveç Tiranës, ka bërë që njësitë të mbledhin nën potencial.

 

Referuar raportit të detajuar të Financave Vendore për 9 mujorin 2024, 61 bashkitë kanë mbledhur të ardhura të veta në vlerën rreth 33.6 miliardë lekë, ose 49 % më tepër krahasuar me të njëjtën periudhe 2023 (22.6 miliardë lekë).

 

Bashkia Tiranë ka mbledhur të ardhura të veta në vlerën e 19.6 miliard leke, ose 67% më tepër se 9 mujori 2023 (11.7 miliardë lekë).

 

Sipas raportit, për Bashkinë Tiranë, rritja nga taksat mbi pasurinë e paluajtshme rezulton me +49 % (vetëm taksa e ndërtesës + 60 %), tarifat e pastrimit/ menaxhim te mbetjeve me +41 % dhe taksa e ndikimit në Infrastrukture rreth +130 %.

 

Raporti citon se në Bashkinë Tiranë rritja e të ardhurave të veta së bashku me faktorët e miradministrimit dhe lejeve të reja të ndërtimit të miratuara, është ndikuar drejtpërdrejt edhe nga rritja e çmimeve mesatare referuese të sipërfaqeve të ndërtesave, e cila ndikon në vlerën e bazës për taksën e ndërtesës dhe vlerën e të ardhurave për taksën e ndikimit në infrastrukturë).

 

Ndërkohë, 60 bashkitë e tjera të marra së bashku, kanë mbledhur 14 miliardë lekë ose 29 % me tepër se 9 mujori 2023 (10.8 miliardë lekë).

 

Të dhënat tregojnë se me vendosjen e çmimeve të reja të referencës në të gjitha bashkitë, përveç Tiranës, të cilat sipas Ministrit të Financave Petrit Malaj, do të përcaktohen brenda periudhës Mars-Prill 2025,

 

bashkitë do të kenë më mundësi të rrisin ndjeshëm të ardhurat e tyre nga taksa mbi ndërtesën apo ajo ndikimit në infrastrukturë, sidomos njësitë në zonat bregdetare ku vlera e pronave është rritur ndjeshëm.

 

Raporti citon se nga 61 bashki të vendit, për periudhën 9 mujore 2024, 53 bashki rezultojnë me rritje të të ardhurave te veta, duke reduktuar numrin e bashkive me rënie në 8 bashki, nga 22 bashki që ishin një vit më parë. /Scan


Më të lexuarat