
Nafta u rikthehet fitimeve me norma minimale
Për herë të parë në vitin 2022 nuk kishte asnjë kompani tregtuese të naftës në renditjen e më të mëdhenjve sipas fitimeve, ndonëse ato mbizotërojnë në listën sipas xhiros.
Historikisht, tregtimi me shumicë dhe pakicë i naftës është një nga aktivitetet më pak fitimprurëse në vend, sa i përket normës së fitimit, por në vitin 2022 ato u goditën nga rritja e çmimeve në bursa,
si rrjedhojë e sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, që arritën deri në 260 lekë/litër në tregun e pakicës dhe më pas ndërhyrjes së mekanizmave shtetërorë (Bordit të Transparencës) në fiksimin e çmimeve tavan të shumicës e pakicës.
Çmimet e larta, nga ana tjetër, ndikuan në rënien e konsumit të karburanteve.
Pasi dolën nga lista në vitin 2022, shoqëritë tregtuese të karburanteve kanë hyrë sërish në të, teksa vijojnë që të deklarojnë norma shumë të ulëta fitimi.
Në vitin 2023, çmimet ranë vazhdimisht, duke zbritur në rreth 180 lekë/litër.
Konsumi ndërkohë u rrit, i ndikuar si nga ulja e çmimeve, ashtu edhe nga shtimi i turizmit, një pjesë e të cilëve përdorin makina me qira për të lëvizur, në mungesë të një sistemi të përshtatshëm dhe orientues të transportit publik.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, importet e karburanteve u rritën me 10% në vitin 2023, duke arritur nivelin rekord të 614 mijë tonëve.
Operatorët shpjegojnë se sa më i lartë çmimi në bursë, aq më pak fitojnë të gjithë, përveç prodhuesit, pasi shtohet kostoja e parasë.
Kur çmimi është i ulët, kompanitë kanë më shumë mundësi të manovrojnë me çmimet, pasi dhe reflektimi i rënies së tyre në bursa është pak më i ngadaltë. Në vitin 2023, çmimet kishin tendencë ulëse, duke favorizuar shoqëritë importuese dhe tregtuese.
Ndonëse shoqëritë e tregtimit me shumicë e pakicë të hidrokarbureve mbizotërojnë në listën e më të mëdhenjve sipas të ardhurave, ato janë shumë të pakta në atë të fitimeve.
Për herë të parë në vitin 2022 nuk kishte asnjë kompani tregtuese të naftës në renditjen e më të mëdhenjve sipas fitimeve, ndonëse ato mbizotërojnë në listën sipas xhiros.
Historikisht, tregtimi me shumicë dhe pakicë i naftës është një nga aktivitetet më pak fitimprurëse në vend, sa i përket normës së fitimit, por në vitin 2022 ato u goditën nga rritja e çmimeve në bursa,
si rrjedhojë e sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, që arritën deri në 260 lekë/litër në tregun e pakicës dhe më pas ndërhyrjes së mekanizmave shtetërorë (Bordit të Transparencës) në fiksimin e çmimeve tavan të shumicës e pakicës.
Çmimet e larta, nga ana tjetër, ndikuan në rënien e konsumit të karburanteve.
Pasi dolën nga lista në vitin 2022, shoqëritë tregtuese të karburanteve kanë hyrë sërish në të, teksa vijojnë që të deklarojnë norma shumë të ulëta fitimi. Në vitin 2023, çmimet ranë vazhdimisht, duke zbritur në rreth 180 lekë/litër.
Konsumi ndërkohë u rrit, i ndikuar si nga ulja e çmimeve, ashtu edhe nga shtimi i turizmit, një pjesë e të cilëve përdorin makina me qira për të lëvizur, në mungesë të një sistemi të përshtatshëm dhe orientues të transportit publik.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, importet e karburanteve u rritën me 10% në vitin 2023, duke arritur nivelin rekord të 614 mijë tonëve.
Operatorët shpjegojnë se sa më i lartë çmimi në bursë, aq më pak fitojnë të gjithë, përveç prodhuesit, pasi shtohet kostoja e parasë.
Kur çmimi është i ulët, kompanitë kanë më shumë mundësi të manovrojnë me çmimet, pasi dhe reflektimi i rënies së tyre në bursa është pak më i ngadaltë. Në vitin 2023, çmimet kishin tendencë ulëse, duke favorizuar shoqëritë importuese dhe tregtuese.
Ndonëse shoqëritë e tregtimit me shumicë e pakicë të hidrokarbureve mbizotërojnë në listën e më të mëdhenjve sipas të ardhurave, ato janë shumë të pakta në atë të fitimeve.
/Monitor (https://monitor.al/nafta-u-rikthehet-fitimeve-me-norma-minimale-2/)
Më të lexuarat








