Secondary Adv

Detyrimet e prapambetura arrijnë në 105 mln euro, shkak investimet publike dhe gjyqësori

Stoku i detyrimeve të prapambetura të qeverisë qendrore dhe asaj vendore ka arritur në 10.5 miliardë lekë apo rreth 105 milionë euro në shtator 2024.

Regjistrohet një kapërcim prej rreth 0.6 miliardë lekësh në raport me Qershor 2024.

 

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë  në raport me fundvitin e kaluar, rritja regjistrohet në rreth 2.7 miliardë lekë.

 

Në totalin e kësaj shume, qeveria qendrore zë 7 miliardë, ndërsa pushteti vendor 3.5  miliardë lekë. Ajo që vihet re është se qeveria qendrore ka rritur stokun me 1.3  miliardë lekë,  pushteti lokal ka bërë kthesë, duke ulur stokun me rreth 0.7 miliardë lekë në raport me Qershorin 2024.

 

Sa i takon kategorisë së detyrimeve të prapambeturave, peshën më të madhe e zënë ato për investime publike, duke qenë se përgjatë këtij viti ka pasur një numër të lartë kantieresh të hapura, për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët.

 

Konkretisht, detyrimet për investime, arrijnë vlerën e rreth 5 miliardë lekëve, ku stoku më i lartë sërish regjistrohet në pushtetin qendror.

 

Nga ana tjetër, stoku i detyrimeve për vendime gjyqësore për largime të padrejta nga puna apo ankimime të bizneseve. Qeveria qendrore dhe ajo vendore, regjistrojnë një vlerë prej rreth 2.4 miliardë lekësh, nga 1.6 miliardë lekë që regjistrohej në fund të viti të kaluar. 

 

Peshën më të madhe e zë pushteti qendror. Kategoria “të tjera” zë afro 1,4 miliardë lekë të totalit të detyrimeve. /Scan


Më të lexuarat