Secondary Adv

Bonusi për pesionistët, Rama: Nis javën e dytë të dhjetorit

Bonusi për pensionistët do të nis të ndahet duke filluar nga java e dytë e dhjetorit. Lajmi u dha nga Kryeministri Rama. 


Janë 100 milionë euro që do të ndahen me rastin e festave të fundvitit. Pensionistët që do të përfitojnë më tepër do të jenë ata të cilët kanë një masë përfitim më të ulët se 200 euro, për këtë kategori çeku i fundvitit do të jetë 150 euro, ndërsa për ata me një masë pensioni mbi 200 euro, përfitimi do të jetë 100 euro.

 

Nga Bulqiza, ku mori pjesë në prezantimin e projektit për Parkun Tematik Retro “Divizioni” së bashku me zv.kryeministren Belinda Balluku, Kryeministri tha se po shihet mundësia e akordimit të një fondi shtesë që do ti jap mundësinë e një bonusi të ri që do të ndahet në pranverë.

 

“Ky nivel i ri i ekonomisë tonë na jep mundësinë që përveç këtyre 100 milionë eurove të mund të nxjerrim edhe një fond tjetër për pensionistët një bonus tjetër që nuk ka qenë më parë që s’na e kanë lejuar mundësitë.Edhe me këtë bonus dhe sasinë e tij pensionistët do të njihen menjëherë brënda pak ditësh dhe me paratë që do të marrin para vitit të ri do të marrin informacionin e saktë sa do të marrin edhe në pranverë”, tha Rama.

 

Janë rreth 511 mijë pensionistë që do të marrin 150 euro si bonus në fundvit ndërsa për pjesën tjetër, vlera e bonusit do të jetë 100 euro. Tërheqja e parave do të mund të bëhet pranë çdo pikë postare ose në bankat e nivelit të dytë, sipas një kalendari datash që do të përcaktohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, që do të bëhet me dije në ditët në vijim./ Scantv 


Më të lexuarat