Secondary Adv

1.9 për qid më pak leje të miratuara, por rritet sipërfaqja e ndërtimit

Pas një vrulli ndërtimesh në vendin tonë duket se do të kemi një ngadalësim të tyre.

Të dhënat e INSTAT raportojnë se në tremujorin e tretë 2024 janë miratuar gjithsej 354 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 361 leje të miratuara në tremujorin e tretë të vitit të kaluar, duke shënuar një ulje prej 1.9 %.

 

Nga ana tjetër, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, gjatë kësaj periudhe është rreth 814 mijë metër katror nga 455 mijë metër katror që ishte sipërfaqja e miratuar në tremujorin e tretë të vitit 2023, duke shënuar një rritje prej 78.9 %. 

 

Në periudhën Korrik - Shtator 2024, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 76.1% më e lartë se një vit më parë. Konkretisht, kemi një rritje nga 18.9 miliardë lekë, në 33.3 miliardë lekë.

 

Për ndërtimet rezidenciale janë dhënë gjithsej 289 leje, duke bërë që kjo kategori të zërë pjesën më të madhe të totalit.

 

Ndërtimet rezidenciale janë përqëndruar kryesisht në ndërtime me një kate apo disa kate. Po ashtu, ndërtimet jo rezidenciale përfaqësojnë një pjesë të konsiderueshme të investimeve, duke përfshirë ndërtesat tregtare dhe industriale.

 

 Sipas të dhënave konstatojmë se fakti që sipërfaqja e lejeve të ndërtimit është rritur me një përqindje më të lartë (78.9%) sesa vlera totale (76.1%) kjo tregon një ulje të mundshme të kostos mesatare.

 

Pra kjo do të thotë që, në terma relativë, çmimet për metër katror mund të jenë ulur. Ky trend mund të ketë ardhur për shkak të projektimit të ndërtimeve më të lira për metër katror, për shembull në zonat periferike ose me cilësi ndërtimi më të ulët.

 

Ose për shkak të ndërtimit të më shumë njësive rezidenciale, që zakonisht kanë kosto më të ulët për metër katror krahasuar me ndërtesat komerciale apo industriale. /Scan


Më të lexuarat