Secondary Adv

288 milionë lekë për aksin Shijan-Delvinë, ARRSH hap tenderin

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për rehabilitim të segmentit rrugor Shijan - Delvinë dhe rrugën lidhëse të fshatit Vergo, ndriçimi i rrethrrotullimit të Shijanit. 

Fondi limit i këtij projekti përllogaritet në 288 milionë e 144 mijë lekë.

 

Objektivi i përgjithshëm i projektit është përmirësimi i infrastrukturës së transportit rrugor, plotësimit të rritjes së nevojave për shërbimet e transportit brenda qëllimit të ndryshimeve të shpejta ekonomike kombëtare dhe rajonale, si dhe vënia në eficiencë të plotë e të gjithë aksit rrugor Kardhiq- Delvinë, si dhe lidhja me qytetin e Sarandës dhe Delvinës, me qëllim shkurtimin e kohës së lëvizjes së trafikut dhe krijimit të një sigurie dhe komoditeti për të gjithë përdoruesit e rrugës.

 

Në dokumetin e publikuar në Agjencinë e Prokuroimit Publik thuhet, se ndërtimi i rrugës Kardhiq – Delvinë, është një nga projektet e paketës transformuese për zhvillimin e infrastrukturës me impakt në ekonominë dhe turizmin e vendit.

 

 Kjo rrugë është cilësuar një nga akset më prioritare, që shkurton në 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana deri në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm turizmit.

 

Aksi rrugor Kardhiq – Delvinë ka një gjatësi 33 km dhe shtrihet në Jug të Shqipërisë, përshkon rrethin e Gjirokastrës, Delvinës dhe Sarandes. Ky segment rrugor fillon në rrethrrotullimin e fshatit Shijan dhe përfundon në qytetin e Delvinës.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar, parashikon të rehabilitojë një rrugë lokale-urbane me gjatësi totale rreth 7.5 km.Rruga ekzistuese e fshatit Vergo paraqitet në gjendje jashtë standartit të projektimit, duke u bërë problem për sigurinë në rrugë dhe komoditetin e lëvizjes së përdoruesve të rrugës.

 

Andaj objektivi kryesor është rehabilitimi i rruges Shijan-Delvinë, duke përfshirë ndriçimin e rrerthrrotullimit të nyjes së mbikalimit për shkak të fluksit të lartë të makinave, që pritet të ketë në këtë rrethrrotullim. 

 

Referuar natyrës së rrugës interurbane, shpejtësia relative e automjeteve që do të kalojne në këtë aks do të jetë e lartë në këtë mënyrë është parashikuar ndriçimi i rrethrrotullimit./Scantv


Më të lexuarat